Idealja e re romantike e Gen Z: Dashuria nuk mjafton, rëndësi ka edhe kush mund të bëheni bashkë!

Nga Class• 23 November 2026

Idealja e re romantike e Gen Z: Dashuria nuk mjafton, rëndësi ka edhe

 

Gjenerata Z po ndryshon mënyrën se si e koncepton dashurinë. Në vend që të kërkojë thjesht një partner që përshtatet me jetën e tyre të sotme, të rinjtë po orientohen drejt një ideali të ri romantik: dikujt që i frymëzon, i motivon dhe me të cilin mund të ndërtojnë versionin më të mirë të vetes. Kjo prirje njihet si “çiftet e mundësive” (possibility couples).

 

Sipas një studimi të ri të aplikacionit të njohjeve Hinge, ku morën pjesë 13 mijë persona nga vende të ndryshme të botës, 76% e të rinjve të Gjeneratës Z thonë se, kur imagjinojnë partnerin ideal, mendojnë edhe për personin që dëshirojnë të bëhen krah tij. E njëjta përgjigje u dha nga 65% e millennials.

 

Një tjetër e dhënë interesante tregon se 67% e të rinjve preferojnë një partner që u ngjall shpresë dhe i frymëzon për të ardhmen, në vend të dikujt që thjesht përshtatet me jetën që kanë ndërtuar deri tani. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për të gjetur dikë me të cilin ndihesh mirë sot, por për dikë që të bën të emocionohesh për atë që mund të bëhesh nesër.

 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë të kërkosh partnerin perfekt apo të ndërtosh një listë të pafundme kriteresh. Eksperti i marrëdhënieve dhe lidhjeve emocionale të Hinge, Moe Ari Brown, thekson se dëshira për një marrëdhënie frymëzuese nuk duhet të kthehet në një ide të paracaktuar për personin që duhet ta krijojë atë ndjesi.

 

Ndonjëherë, duke i lënë hapësirë personit që ke përballë, mund të zbulosh mundësi që asnjë listë kriteresh nuk do të mund t'i parashikonte.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon