Hygerta Sako zbulon të pathënat nga jeta e saj

Nga Class• 18 November 2026

Hygerta Sako zbulon të pathënat nga jeta e saj

Hygerta Sako ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e saj gjatë një interviste në Top Albania Radio. Moderatorja sportive iu përgjigj një serie pyetjesh personale, nga kontaktet në telefon te marrëdhëniet sentimentale, përvojat intime dhe zgjedhjet e përditshme.

Kur u pyet për personin më të famshëm që ka në listën e kontakteve, Hygerta përmendi kryeministrin Edi Rama. Ndërsa si personazhin publik që i duket më seksi zgjodhi futbollistin suedez Zlatan Ibrahimoviç.

Biseda u ndal edhe te marrëdhëniet e së kaluarës. Moderatorja pranoi se është penduar për një puthje, ndërsa pyetjes nëse do ta merrte në makinë ish-partnerin, po ta shihte rastësisht në rrugë, iu përgjigj me një “jo”.

Një tjetër pyetje lidhej me vendin më të pazakontë ku kishte kryer marrëdhënie seksuale. Sako tregoi se kishte ndodhur në det. Për preferencën mes dritës ndezur apo fikur, ajo tha se nuk ka një zgjedhje të përcaktuar, ndërsa për atë që preferon pas seksit u shpreh se varet nga situata.

Hygerta pranoi gjithashtu se ka përjetuar aventura që nuk ia ka treguar askujt. Nga ana tjetër, mohoi të jetë gjendur në një situatë ku i është dashur të justifikojë praninë e dikujt duke e paraqitur si një shok.

Mes përgjigjeve pati vend edhe për marrëdhënien me të bijën. E pyetur se kë do të telefononte nëse do të ishte e dehur, moderatorja zgjodhi vajzën.

Pyetësori përfshinte edhe situata e preferenca të tjera. Sako pranoi se i ka ndodhur të qeshë në një varrim, tregoi se kukureci është ushqimi që nuk mund ta konsumojë dhe zgjodhi kumbullën kur iu kërkua të përfytyronte veten si një frut.

Nëse do të mund të largohej për 24 orë, destinacioni i saj do të ishte Jordania. Ndërsa për raportin me lajmet dhe njohjet që ka krijuar gjatë karrierës, ajo u shpreh se nuk shan kur ndjek aktualitetin dhe se nuk i ka përdorur kontaktet për të përfituar diçka.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon