Histori në Miss Universe 2026, për herë të parë kurorën e fiton një nënë

Një fitore historike është shënuar në edicionin e Miss Universe 2026.
Për herë të parë në historinë e këtij konkursi bukurie, kurorën e ka fituar një grua që është nënë. Bëhet fjalë për 27-vjeçaren Jennifer Barreto nga Porto Riko, e cila u shpall fituese të martën, më 24 nëntor, në një ceremoni të zhvilluar në San Juan.
Barreto ushtron profesionin e psikologes dhe punonjëses sociale, ndërsa është gjithashtu nënë e një vajze të vogël, të quajtur Penelope. Fitorja e saj shënon një moment të veçantë për kompeticionin, duke thyer një tjetër barrierë në historinë e Miss Universe.
Kurorën asaj ia dorëzoi fituesja e vitit 2025, Fatima Bosch. Bizhuteria e këtij edicioni, e quajtur “Shkëlqimi i një trashëgimie të përjetshme”, është punuar në ar të bardhë 18 karatësh dhe zbukuruar me 3,150 diamante.
Në pesëshen finaliste u renditën gjithashtu përfaqësueset e Filipineve, Zelandës së Re, Venezuelës dhe Republikës Dominikane. Në garë morën pjesë 117 konkurrente nga më shumë se 110 vende të botës. Mes tyre kishte edhe 10 nëna, 22 gra me diploma masteri dhe pesë mjeke.



