“Hesht ti, që nuk di as të jesh nënë”, Chiara Ferragni rrëfen raportin e errët me Fedez

Nga Class• 24 November 2026

“Hesht ti, që nuk di as të jesh nënë”, Chiara

Chiara Ferragni ka folur për tradhtinë, përplasjet dhe momentet që e çuan martesën e saj me Fedez drejt fundit. Në dokumentarin “Chiara”, të publikuar më 23 nëntor në Netflix, sipërmarrësja italiane rrëfen se për një kohë të gjatë nuk gjente forcën për t’u larguar nga një marrëdhënie që sot e përshkruan si toksike.

“Me Fedez kisha një marrëdhënie shumë toksike. Ndihesha në siklet dhe kisha turp”, shprehet ajo.

Ferragni tregon se vështirësitë mes tyre preknin edhe suksesin profesional. Sipas saj, konkurrenca që ndiente nga bashkëshorti e kishte shtyrë të mos i tregonte sa paguhej për angazhimet e saj, duke i paraqitur shifrat më të ulëta.

“Zakonisht gënjeja dhe i zvogëloja të ardhurat e mia. E ndieja shumë konkurrues. Nëse për mua fitimi i parave ishte një mënyrë për të ushqyer egon, me të duhej të ishte e kundërta: duhej të dukesha më e vogël edhe në këtë aspekt”, rrëfen ajo.

Një nga momentet që, sipas Ferragnit, e thelloi krizën ishte festivali i Sanremos në vitin 2023, kur Fedez u puth në skenë me Rosa Chemical. Chiara pretendon se reperi i kishte kërkuar edhe babait të saj ta filmonte atë moment. Për të, ajo që ndodhi nxori para publikut mungesën e respektit që thotë se përjetonte në martesë.

“Gjithë Italia pa se sa pak respektohesha nga bashkëshorti im. Deri atëherë, këtë e dinin vetëm njerëzit pranë meje. Aty mendova se historia kishte përfunduar”, kujton Ferragni.

Megjithatë, çifti vijoi të qëndronte bashkë. Një tjetër përplasje, të cilën ajo e kujton si veçanërisht të dhimbshme, ndodhi gjatë periudhës së “Pandoro Gate”. Ndërsa po përballej me krizën që kishte goditur imazhin dhe biznesin e saj, Chiara thotë se bashkëshorti e kishte lënduar me fjalët: “Hesht ti, që nuk di as të jesh nënë”.

Në rrëfimin për largimin nga shtëpia, Ferragni ndalet te disa mesazhe që, sipas saj, i shtuan dyshimet për tradhti.

“Unë e nxora vetë Fedez nga shtëpia, sepse gjeta disa pamje të mesazheve ku një grua thoshte se nuk kishte pasur guximin ta bënte diçka”, tregon ajo.

Ferragni thotë se i interpretoi ato mesazhe si shenjë të një marrëdhënieje me një grua tjetër, ndërsa Fedez i kishte dhënë një shpjegim tjetër për përmbajtjen e bisedës. Ajo dallon gjithashtu largimin e tij nga shtëpia nga vendimi për ndarjen përfundimtare, për të cilin thotë se erdhi prej reperit.

Një pjesë tjetër e dokumentarit i kushtohet Angelica Montinit, emri i së cilës u përmend në raportimet për një lidhje paralele të Fedez. Chiara tregon se e kishte njohur vetë Angelicën në Miami, një muaj përpara propozimit për martesë, dhe se atëherë nuk kishte dyshuar për asgjë.

“Unë isha e sigurt që ai nuk më tradhtonte. Ishim kaq të famshëm, si mund të mos zbulohej? Me sa duket, ai kishte qenë shumë i kujdesshëm”, shprehet ajo.

Pavarësisht rrëfimeve për martesën dhe mënyrën si përfundoi ajo, Ferragni pranon se e ka ende të vështirë të flasë negativisht për ish-bashkëshortin.

“E kam të vështirë të them gjëra negative për Federicon, pavarësisht të gjithë dëmit që më ka shkaktuar.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon