Hëna e Re në Peshore: çfarë do të thotë për çdo shenjë të horoskopit

Dashi
Kjo Hënë e Re të shtyn të mendosh për marrëdhënie të së shkuarës që janë prishur dhe që ndoshta do të doje t’i rregulloje.
Por nuk ke dështuar. Ke mësuar.
Edhe nëse tundimi për ta rishkruar historinë është i fortë, pyete veten nëse rikthimi te një plagë e vjetër është vërtet i shëndetshëm, sidomos nëse nuk ka asnjë rrugë të qartë përpara.
Demi
Jo të gjithë meritojnë qasje te energjia jote.
Për të mbrojtur qetësinë tënde, nuk ke nevojë t’i përgjigjesh çdo personi që kërkon vëmendjen tënde. Ruaje kohën dhe energjinë për ata që të japin po aq sa marrin.
Mos lejo njerëzit manipulues apo ata që të përdorin të të zbrazin emocionalisht.
Kufijtë e shëndetshëm janë mënyra më e mirë për të mos u përfshirë në dramat e të tjerëve.
Binjakët
Në këtë moment ke nevojë për më shumë lojë, spontanitet dhe argëtim.
Në vend që të humbasësh plotësisht në rutinën e përditshme, afrohu me gjërat që të zgjojnë kureshtjen dhe dëshirën për të eksperimentuar.
Je në një fazë ku ide të reja, aktivitete argëtuese dhe një dozë spontaneiteti mund të të bëjnë shumë mirë, jo vetëm emocionalisht, por edhe në mënyrën si e përjeton përditshmërinë.
Gaforrja
Në marrëdhëniet familjare mund të të duhet të luash rolin e ndërmjetësit.
Tensionet mund të zgjidhen vetëm nëse të gjithë janë të gatshëm të afrohen pak drejt mesit.
Ndjeshmëria dhe aftësia jote për të kuptuar emocionet e të tjerëve mund të ndihmojnë në rindërtimin e besimit dhe afrimin e njerëzve, edhe nëse disa prej tyre ende mbajnë mëri.
Luani
Telefonata, mesazhe, email-e, njerëz që kërkojnë vëmendjen tënde. Mund të të duket sikur të mbash lidhjet me të gjithë është kthyer në punë me kohë të plotë.
Por nëse bën një hap pas, mund të shohësh edhe anën e bukur të kësaj: ke njerëz që duan të jenë pjesë e jetës tënde.
Gjej kohë për biseda të vërteta me ata që kanë rëndësi. Ato mund t’ju afrojnë shumë më tepër në të ardhmen.
Virgjëresha
Është moment i mirë për të vendosur qëllime financiare për muajin që vjen.
Nuk do të thotë domosdoshmërisht se të mungojnë burimet. Përkundrazi, mund të jesh duke kërkuar më shumë siguri dhe një rrjedhë më të qëndrueshme financiare.
Mos u përqendro vetëm te ajo që mendon se të mungon.
Shiko edhe atë që tashmë po funksionon. Pikërisht nga aty mund të lindin mundësi që nuk i kishe marrë më parë në konsideratë.
Peshorja
Ti je një shenjë që shpesh vendos marrëdhëniet në qendër.
Por këtë herë, ktheje atë kujdes nga vetja.
Në momentin që fillon t’i japësh përparësi nevojave të tua, ndryshon edhe mënyra si shfaqesh përpara botës.
Dhe kur ndryshon ti, ndryshon edhe ajo që tërheq, por mbi të gjitha ndryshon standardi i asaj që lejon të hyjë në jetën tënde.
Bëj atë që dëshiron ti, pa u ndier në faj.
Akrepi
Intuita jote është veçanërisht e fortë në këtë periudhë.
Nëse po kërkon qartësi për një situatë të turbullt, kushtoju vëmendje sinjaleve të vogla, përsëritjeve dhe asaj ndjesie të brendshme që vazhdon të të thotë diçka.
Jo çdo përgjigje do të vijë drejtpërdrejt.
Shpesh ajo që të duhet për të kuptuar hapin tjetër ndodhet në modelet që po përsëriten rreth teje.
Shigjetari
Drejtoje entuziazmin tënd drejt diçkaje që ka kuptim edhe për të tjerët.
Mund të jetë një nismë komunitare, një kauzë, punë vullnetare apo thjesht ndihma konkrete për dikë që ka nevojë.
Kjo periudhë mund të të kujtojë se kënaqësia nuk vjen gjithmonë nga ajo që marrim.
Ndonjëherë mjafton të dish se ke qenë aty për dikë tjetër.
Bricjapi
Lidhjet profesionale mund të bëhen shumë të rëndësishme tani.
Rikthehu te kolegë të vjetër apo njerëz me të cilët ke punuar më parë dhe që e kuptojnë drejtimin tënd.
Një takim i thjeshtë, një kafe apo një bisedë mes njerëzish me të njëjtat interesa mund të hapë më shumë dyer nga sa mendon.
Mos e shih networking-un thjesht si interes personal. Ndonjëherë, kur njerëzit e duhur ndajnë ide, të gjithë ecin përpara.
Ujori
Ke tendencën të mbrohesh fort pas bindjeve të tua dhe shpesh arrin të bindësh edhe të tjerët.
Por këtë herë, mos i hidh poshtë menjëherë idetë që sfidojnë mënyrën tënde të zakonshme të të menduarit.
Sidomos këndvështrimet që vijnë nga breza të ndryshëm mund të të hapin horizonte të reja.
Nuk ke nevojë të ndryshosh mendim për gjithçka. Mjafton të jesh i gatshëm të dëgjosh.
Peshqit
Po tërhiqesh nga lidhje të pazakonta, njerëz që të nxjerrin nga zona e rehatisë dhe që të shtyjnë të ndryshosh.
Por bëj kujdes të mos hysh në rolin e atij që duhet gjithmonë të “shpëtojë” apo të transformojë dikë tjetër.
Nëse sheh potencial te një person, pyet veten edhe nëse ai po sheh dhe po ushqen potencialin tënd.
Marrëdhënia duhet të jetë e ndërsjellë.
Zgjidh lidhje që nuk të kërkojnë vetëm të japësh dritë, por që të lejojnë edhe ty të shkëlqesh.



