Greta Kazazi flet për raportin me Selin pas BBVA

Marrëdhënia mes Greta Kazazit dhe Selin Bollatit duket se ka lënë përfundimisht pas dinamikat e “Big Brother VIP Albania 5”. Muaj pas përfundimit të reality show-t, Greta ka folur hapur për raportin që ka sot me Selin, por edhe për afërsinë me familjen e partnerit të saj, Onno.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Greta tregoi se marrëdhënia me Selin është shumë e mirë, edhe pse gjatë verës angazhimet e të dyjave nuk i kanë lejuar të takohen shpesh.
“Shumë mirë, jam shumë e lumtur, po për shkak të punës dhe se ajo ka qenë dhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera”, tha Greta.
Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte prania e babait të Selin në festën e 25-vjetorit të Gretës. Gjatë qëndrimit në BBVA, ai ishte përmendur disa herë në bisedat mes banorëve, ndërsa sot Greta tregon se mes tyre ekziston një raport krejtësisht i mirë.
“Ja ku jemi të gjithë bashkë. Babai është mirë, të gjithë jemi mirë dhe më bëhet qejfi që ka qenë pranë meje”, u shpreh ajo.
Greta tregoi se raporti i saj me prindërit e Onnos është tashmë shumë i afërt dhe se i konsideron edhe si njerëz prej të cilëve merr këshilla.
“E kam si shok se janë të dy të rinj. Na japin këshilla shumë të mira si dy prindër shembullorë që janë. Gjithmonë kam dëgjuar këshillat e prindërve të mi, tani edhe të prindërve të Onnos.”
Edhe për nënën e partnerit, Jasin, Greta foli me të njëjtën afërsi.
“Me Jasin, më shumë e kam si një nënë të dytë, si shoqe, se është shumë e re. Nuk mund ta quaj vjehrrë, e dua më shumë si nënë të dytë dhe shoqe.”
Festa e 25-vjetorit ishte edhe momenti kur dy familjet u mblodhën së bashku për herë të parë, por Greta sqaroi se kjo nuk duhet interpretuar si fejesë.
“Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë.”
Marrëdhëniet duket se funksionojnë mirë edhe në kahun tjetër. Sipas saj, Onno ka krijuar një raport të mirë me prindërit e Gretës.
“Është reciproke, jemi gjendur të dy mirë me familjet e njëri-tjetrit.”
Ndërkohë, edhe partnerët e Gretës dhe Selin, Onno dhe Gimbo, vazhdojnë të kenë komunikim. Madje, mes tyre mund të lindë edhe një bashkëpunim profesional.
“Flasin për punë me njëri-tjetrin. Por unë nuk ndërhyj duke qenë se nuk jam profesioniste në këtë fushë. Por nëse duan të bëjnë një bashkëpunim jemi shumë të lumtura.”
Për Gretën ka edhe një tjetër kapitull që nis pas BBVA. Ajo konfirmoi se do të rikthehet në Top Channel si pjesë e “Të Guximshmit”, brenda familjes së “E Diell”.
“Greta në këtë rrugëtim do jetë prezente në ‘Të Guximshmit’, do jem pjesë e familjes së madhe ‘E Diell’, çdo të shtunë. Program i moderuar nga unë, Manushi dhe Irini. Ka fokus natyrën, aventurat, trojet shqiptare. Fokusi është që të promovojmë pjesët më të bukura shqiptare si dhe bizneset lokale.”
Kështu, pas një vere me më pak takime, raporti me Selin nuk është krisur, siç mund të ishte aluduar nga distanca. Sipas Gretës, arsyeja është shumë më e thjeshtë: angazhimet dhe vera i kanë mbajtur larg. “Dimri na mbledh më shumë.”



