Gordon Ramsay bën histori në Hollywood! Shefi i parë britanik që merr yll në Walk of Fame

Nga Class• 20 November 2026

Gordon Ramsay bën histori në Hollywood! Shefi i parë britanik

Shefi i famshëm britanik, Gordon Ramsay, është nderuar me një yll në Walk of Fame, Hollywood. Kështu, 60-vjeçari ka bërë histori si shefi i parë britanik dhe përfaqësuesi i katërt i fushës së tij që merr këtë çmim.
Në ceremoninë e zhvilluar, morën pjesë bashkëshortja e tij, Tana Ramsay, si dhe vajza e tyre, Tilly.
I njohur për personalitetin e tij ‘shpërthyes’ dhe komentet e ashpra në emisionet e gatimit, Ramsay u shfaq shumë emocional në ceremoni.
“Sinqerisht, nuk gjej fjalë. Është shumë e rrallë që diçka e tillë të më ndodhë mua”, u shpreh ai, duke shkaktuar buzëqeshje te audienca.
“Betohem në Zot, u zgjova këtë mëngjes dhe mendova: Dreq, kjo po ndodh me të vërtetë”, shtoi ai.
Shefi i famshëm i kuzhinës u ndal edhe te dashuria e tij e pamasë për gatimin, duke theksuar se ende ndihet mirënjohës që arrin të bëjë çdo ditë atë që ai dëshiron.
“Unë jam thjesht shefi më me fat në planet, sepse çdo ditë kam mundësinë të bëj atë që kam ëndërruar. Të drejtoj një kuzhinë, një restorant, njerëz të talentuar, në mënyrë që ata të arrijnë majën. Ky është një nder i madh për mua”, u shpreh ai.
Ai madje bëri shaka për yllin e tij të ri, duke thënë se planifikon të vizitojë "Shëtitoren e Famës" çdo javë për ta zbukuruar atë.
Familja e tij zuri një vend të veçantë në fjalimin e tij, me Ramsay-n që zbuloi se po përgatitet të bëhet gjysh për herë të parë. "Familja Ramsay po rritet. Pas pak ditësh do të mirëpresim nipin/mbesën tonë të parë", njoftoi ai me emocion.
Ramsay tregoi gjithashtu se afrimi i ditës së lindjes kishte shkaktuar pak shqetësim në familje, pasi ai duhej të udhëtonte drejt Los Angeles për ceremoninë.
“Shqetësoheshim mos Holly i fillonte lindja. Tana më pyeti: ‘A duhet të kthehesh ti apo të kthehem unë?’. Dhe unë iu përgjigja: ‘Jo, jo, silleni këtu me avion. Do të lindë në ajër’”, tregoi ai me humor.
Në fund të fjalimit, Ramsay falënderoi një nga një fëmijët e tij, duke përmendur edhe ata që nuk mundën të ishin të pranishëm në ceremoni.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon