Françeska Murati rrëfen periudhën e vështirë: “Isha thjesht në autopilot”

Nga Class• 11 November 2026

Françeska Murati rrëfen periudhën e vështirë:

Françeska Murati ka folur për një periudhë kur nuk ndihej mirë emocionalisht dhe për presionin që, sipas saj, i shkaktonin publikimet e pavërteta për jetën personale. Rrëfimi erdhi gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, pasi u pyet si ndihej dhe për çfarë ishte penduar më shumë. 

“Ishte një periudhë që nuk po ndihesha aspak mirë. Isha thjesht në autopilot, duke vazhduar përpara, sepse në fund të fundit, çfarë do bësh tjetër?”, u shpreh ajo.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” tregoi se situata rëndohej edhe nga fakti që familjarët ia përcillnin vazhdimisht lajmet që lexonin për të.

“Çdo ditë prindërit më dërgonin portale, lajme dhe shpifje të reja. Çdo ditë një histori tjetër, një gënjeshtër tjetër”, rrëfeu Françeska, duke shtuar se kishte nisur të ndiente se po humbiste kontaktin me realitetin. 

E pyetur për pendesat, ajo u ndal te përpjekja për të jetuar sipas pritshmërive të të tjerëve, duke lënë pas dëshirat e veta. Sot, thotë se e kupton që nuk mund t’i kënaqë të gjithë dhe se frika nga gjykimi nuk duhet të përcaktojë zgjedhjet e saj. 

Mesazhin e përmbylli me një këshillë për ndjekësit: të mos e shtyjnë lumturinë duke pritur miratimin e të tjerëve.

“Njerëzit që janë vërtet të lumtur me jetën e tyre nuk e kalojnë kohën duke u përpjekur të shkatërrojnë jetën e dikujt tjetër”, përfundoi ajo.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon