"Ferma VIP" nën drejtimin e kujt? Arbana Osmani merr vendimin!

Emri i moderators dhe biznesmenes, Arbana Osmani, ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së publikut në vetëm një pyetje: A do të jetë pjesë e një formati televiziv?
Mesa duket për të, dilemat mbi pjesëmarrjen e saj në televizion kanë marrë fund, pasi sipas Prive by Liberta Spahiu, Arbana Osmani do të jetë sërish në drejtimin e edicionit të ardhshëm “Ferma VIP”.
Pas përfundimit të sezonit të fundit, u përfol për disa mosmarrëveshje të mundshme mes moderatores dhe drejtuesve të programit. Këto zëra ngritën dyshime nëse Osmani do të ishte sërish pjesë e formatit në edicionin e ardhshëm.
Sakaq, nga ana e moderatores ende nuk ka një pohim, apo dhe mohim, mbi këtë çështje. Një gjë dimë, nëse informacioni konfirmohet zyrtarisht, fansat do të shohin sërish Arbana Osmanin në ekranet e tyre!



