Fejohet Bes Kallaku?

Nga Class 24 August 2026

-800-0-1787563442x686507115-18592230421061077-8762899750039441522-n-788.jpg
Një fotografi e Bes Kallakut ka mjaftuar për të ndezur një tjetër valë aludimesh rreth jetës së tij sentimentale. Këtë herë, vëmendjen nuk e ka marrë vetëm mesazhi i aktorit, por një detaj i vogël në dorën e tij: një unazë.

Besi ka publikuar një fotografi pranë një kryqi, ndërsa në gisht i dallohet qartë unaza që ndjekësit nuk vonuan ta interpretonin si një sinjal për një hap të ri në marrëdhënien e tij me Ejonën.

Edhe atmosfera e postimit duket se e shton misterin. Në sfond, aktori ka zgjedhur këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, ndërsa mbi fotografi ka shkruar vetëm dy fjalë: “Faleminderit Zot”.

Mjaftoi kombinimi i unazës, këngës dhe mesazhit që në rrjet të lindte pyetja: Mos vallë Bes Kallaku dhe Ejona janë fejuar?

Dyshimet nuk vijnë krejt rastësisht. Gjatë muajve të fundit, aktori ka dhënë disa sinjale që tregojnë se marrëdhënia me Ejonën ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e tij.

Në janar, Besi surprizoi kur tregoi një tatuazh me emrin e saj, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”. Më pas, ai e konfirmoi publikisht lidhjen dhe gjatë një koncerti foli hapur për ndikimin që partnerja e tij ka pasur në një periudhë të vështirë të jetës.

Sipas Besit, Ejona ishte personi që arriti t’i rikthente buzëqeshjen, ndërsa në skenë nuk e fshehu emocionin dhe iu drejtua publikisht me fjalët: “Ejona, të dua!”

Pavarësisht deklaratave të dashurisë, çifti ka zgjedhur ta ruajë një pjesë të historisë larg ekspozimit. Ata janë parë së bashku në disa raste, por Besi vazhdon të mos e ekspozojë plotësisht partneren e tij në rrjetet sociale.

Tani, unaza në gisht ka sjellë një tjetër kapitull në historinë që publiku po e ndjek me kureshtje.

Nëse bëhet fjalë vërtet për një fejesë apo thjesht për një aksesor me domethënie personale, këtë mbetet ta konfirmojë vetë aktori. Por pas “Faleminderit Zot” dhe unazës që nuk kaloi pa u vënë re, pyetja tashmë është ngritur: a po përgatiten Bes Kallaku dhe Ejona për hapin e madh?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon