Emily Ratajkowski bëhet pjesë e platformës së re të themeluesit të OnlyFans si bashkëpronare

Nga Class• 27 November 2026

Emily Ratajkowski bëhet pjesë e platformës së re të

Emily Ratajkowski është emri më i fundit i njohur që i bashkohet Subs.com, platformës së re me abonim të krijuar nga Tim Stokely, bashkëthemeluesi i OnlyFans. Modelja dhe aktorja 35-vjeçare ka njoftuar bashkëpunimin të mërkurën, më 25 nëntor, duke zbuluar se nuk do të jetë vetëm krijuese përmbajtjeje, por edhe bashkëpronare e platformës.

Në këtë sipërmarrje, Ratajkowski ndjek hapat e aktores Megan Fox dhe aktorit italian Michele Morrone, të cilët iu bashkuan platformës muajin e kaluar, gjithashtu si krijues përmbajtjeje dhe bashkëpronarë.

E njohur për fotografitë provokuese dhe postimet sensuale në rrjetet sociale, Emily numëron më shumë se 27 milionë ndjekës vetëm në Instagram. Në platformën e re, ajo synon t'u ofrojë abonentëve një qasje më personale në jetën e saj, përmes një serie të titulluar “Diary with Emily” (Ditari me Emily).

 

“Si të kisha një Instagram të dytë, më personal”

Duke shpjeguar arsyen e përfshirjes në këtë projekt, modelja kujtoi kohën kur rrjetet sociale si Tumblr dhe Blogspot ishin ndër platformat më të përdorura.

“Jam rritur në epokën e Tumblr dhe Blogspot dhe kishte diçka vërtet argëtuese dhe personale teksa kishe këndin tënd të vogël në internet”, u shpreh ajo.

Sipas Ratajkowski-t, në atë kohë mund të publikoje një fotografi që të pëlqente, një mendim të rastësishëm apo diçka që të frymëzonte, pa e menduar gjatë.

“Subs.com më kujton atë periudhë. Është sikur të krijoj një llogari të dytë, më personale në Instagram, ku mund të ndaj fotografi të bukura nga vendet që dua, gjëra që më tërheqin vëmendjen dhe momente që ndoshta nuk do të gjenin vend në postimet e mia të zakonshme”, shtoi modelja.

Abonimi mujor për të pasur akses në faqen e saj kushton 19.99 dollarë. Ndërkohë, disa publikime të veçanta do të jenë të disponueshme kundrejt pagesave shtesë, të cilat mund të arrijnë deri në 50 dollarë.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë lloj përmbajtjeje do të publikojë përtej serisë që do të fokusohet te përditshmëria e saj.

 

Megan Fox dhe publikimet që kushtojnë deri në 299 dollarë

Subs.com është krijuar nga sipërmarrësi britanik Tim Stokely, i njohur si themeluesi i OnlyFans. Përveç Emily Ratajkowski-t, Megan Fox dhe Michele Morrone, pjesë e platformës janë bërë edhe Chloe Ferry, e njohur nga reality show “Geordie Shore”, aktorja australiane Carla Bonner dhe Amanza Smith, e njohur nga “Selling Sunset”.

Megan Fox ka shpjeguar më herët se vendimi për t'iu bashkuar këtij projekti lidhet me dëshirën për të pasur më shumë kontroll mbi imazhin e saj publik dhe mënyrën se si shfrytëzohet komercialisht emri i saj.

“Për dekada me radhë, grave u është thënë se ekspozimi është fuqi, ndërkohë që dikush tjetër zotëron platformën, audiencën ose imazhin e tyre. Më intereson të shoh çfarë ndodh kur gratë i zotërojnë të tria”, kishte deklaruar aktorja.

Nga ana e tij, Tim Stokely kishte theksuar se Megan Fox nuk po krijonte thjesht një profil në platformë, por po merrte pjesë edhe në vendimmarrje dhe në ndërtimin e saj.

Sipas “Daily Mail”, interesi i madh i përdoruesve gjatë orëve të para të funksionimit të platformës bëri që faqja të dilte përkohësisht jashtë shërbimit.

“Vazhdoni ta rrëzoni faqen. Ata po punojnë fort për ta rikthyer”, kishte shkruar Fox në Instagram.

Aktorja ka vendosur gjithashtu një tarifë mujore prej 19.99 dollarësh, ndërsa publikimet e veçanta me pagesë variojnë nga 9.99 deri në 299 dollarë.

 

Edhe Michele Morrone pjesë e platformës

Një tjetër emër i njohur që i është bashkuar Subs.com është aktori italian Michele Morrone, i cili u bë i famshëm ndërkombëtarisht falë rolit kryesor në filmin erotik “365 Days” të Netflix dhe vazhdimeve të tij.

Morrone, i cili ka luajtur përkrah Megan Fox në filmin “Subservience”, ka vendosur të njëjtën tarifë mujore prej 19.99 dollarësh, duke ofruar gjithashtu publikime ekskluzive kundrejt pagesave shtesë.

Aktori ka marrë pjesë edhe në filmin “The Housemaid”, ku luan përkrah Sydney Sweeney, ndërsa aktualisht është i angazhuar në xhirimet e vazhdimit të tij.

Kur njoftoi bashkëpunimin me Subs.com muajin e kaluar, Morrone u shpreh se publiku njeh vetëm një pjesë të personalitetit të tij përmes filmave, fotografive, reklamave, muzikës dhe rrjeteve sociale.

Ai theksoi se dëshironte të ndante me ndjekësit një anë më personale dhe autentike, larg imazhit që publiku ka krijuar për të përmes projekteve artistike.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon