Elvana Gjata zyrtarizon lidhjen/ Fotoja krah Elson Bajrakurtajt nga Londra

Nga Class• 24 October 2026

 

Pas zërave për një romancë, Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj janë shfaqur së bashku në një fotografi nga Londra. Ka qenë vetë Elsoni që ka publikuar në Instastory imazhin krah këngëtares, teksa ndodheshin në O2 Arena.

Të buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, ata shfaqen në një moment afërsie. Elvana, e veshur me një këmishë të bardhë dhe me beretë të kuqe, mban dorën pranë jakës së tij, ndërsa pozojnë për fotografinë.

Publikimi duket si një hap drejt bërjes publike të marrëdhënies së tyre dhe vjen në një kohë kur në media po qarkullojnë edhe zëra për një  shtatzëni të mundshme të artistes.

Megjithatë, Elvana nuk i ka konfirmuar publikisht aludimet se është në pritje të një fëmije.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon