Elton Ilirjani pushton Tokyo Fashion Week, protagonist në SHINO dhe ylli që mbylli sfilatën e Perry Jones

Nga Class 2 September 2026

image00005.jpeg

Elton Ilirjani vazhdon të forcojë prezencën e tij në modën ndërkombëtare, këtë herë në një prej kryeqyteteve më të rëndësishme dhe më eksperimentale të fashion-it botëror: Tokyo.

Supermodeli shqiptar ishte pjesë e dy shfaqjeve të Global Fashion Collective, në kalendarin zyrtar të Rakuten Fashion Week Tokyo Spring/Summer 2027, duke marrë role kyçe në të dyja prezantimet.

image00001.jpeg

image00002.jpeg

Në sfilatën e SHINO, designerit japonez, Eltoni nuk ishte thjesht një model në runway. Ai u shfaq si një nga figurat qendrore të prezantimit, me një look dramatik, teatral dhe të guximshëm që e vendosi në fokus të narrativës së koleksionit. Një paraqitje e menduar për të tërhequr vëmendjen dhe për t'u mbajtur mend.

image00003.jpeg

image00007.jpeg

image00008.jpeg

Por Tokyo kishte rezervuar edhe një tjetër moment të fortë për të.

Në prezantimin e designerit amerikan Perry Jones, Eltonit iu besua dalja finale e koleksionit, një pozicion që tradicionalisht i rezervohet një prej figurave që duhet të lërë imazhin e fundit dhe më të fortë të sfilatës.

I veshur me një kostum të kuq me teksturë metalike dhe me një styling krejtësisht në kontrast me paraqitjen e tij për SHINO, Eltoni mbylli runway-n duke dëshmuar aftësinë për të kaluar nga një estetikë në tjetrën pa humbur identitetin e tij.

image00015.jpeg

image00019.jpeg

Dy designerë, dy botë estetike dhe dy role të rëndësishme brenda së njëjtës Fashion Week. Një kombinim që e bëri praninë e Elton Ilirjanit në Tokyo të vështirë për t'u anashkaluar.

Edhe jashtë pasarelës, vëmendja vazhdoi ta ndiqte. Getty Images realizoi një set fotografik me Eltonin në rrugët e Ebisu gjatë Rakuten Fashion Week, duke e çuar prezencën e tij nga runway drejt fotografisë editoriale ndërkombëtare.

Nga protagonisti i një prej prezantimeve japoneze te modeli që mori përsipër finalen e një koleksioni amerikan, Tokyo shënon një tjetër kapitull të fortë në rrugëtimin ndërkombëtar të Elton Ilirjanit dhe një tjetër moment ku një emër shqiptar bëhet pjesë e skenës globale të modës.

image00027.jpeg

image00018.jpeg

image00022.jpeg

image00026.jpeg

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon