Elton Ilirjani pushton London Fashion Week me stilin e tij unik

Nga Class• 25 September 2026

image00021.jpeg

Nga Tokio në Seul, nga New York-u në Londër, Elton Ilirjani vijon turin e tij ndërkombëtar në skenat më të rëndësishme të modës. Këtë herë, ai ishte pjesë e London Fashion Week, ku u shfaq në tre prezantime të ndryshme, duke sjellë në pasarelë stilin e tij të veçantë dhe prezencën karakteristike.

image00002 (2).jpegimage00003 (2).jpeg

Një prej momenteve më të spikatura ishte pjesëmarrja në shfaqjen e Poet-Lab, e zhvilluar në një hapësirë industriale në East London. Një skenografi e pazakontë, ku ndërthureshin arkitektura urbane, teknologjia dhe trenat që kalonin mbi hapësirën e eventit, krijoi atmosferën e një spektakli të konceptuar përtej tradicionales.

image00006 (1).jpeg

Në këtë prezantim, Elton Ilirjani pati dy dalje në pasarelë, ndërsa momenti final i takoi një veshjeje spektakolare në ngjyrë argjendi, me të cilën ai mbylli shfaqjen.

image00013 (1).jpegimage00011.jpeg

Një tjetër surprizë e mbrëmjes ishte prania e Mimoza Ahmetit, e cila këtë herë u shfaq në rolin e modeles. Pjesëmarrja e saj i dha eventit një dimension të veçantë, duke bashkuar modën me një figurë të njohur të artit dhe kulturës shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Londër, Ilirjani u shfaq gjithashtu në dy prezantime të Global Fashion Collective, duke prezantuar krijime të dy stilistëve europianë: një stilist francez dhe një stiliste italiane nga Puglia, e njohur për punimin e veshjeve tërësisht me dorë.

image00021.jpegimage00027 (1).jpeg

Me tre dalje të ndryshme dhe bashkëpunime me emra nga skena ndërkombëtare e modës, Londra bëhet ndalesa e radhës në rrugëtimin e Elton Ilirjanit në një industri ku tendencat e reja lindin çdo sezon.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon