Elton Ilirjani në pasarelën e së ardhmes, sfilon krah një roboti humanoid në Seoul

Nga Class 6 September 2026

image00003.jpeg

Moda dhe teknologjia u takuan në të njëjtën pasarelë në Seoul dhe mes protagonistëve të shfaqjes ishte edhe modeli shqiptar Elton Ilirjani.

Ilirjani mori pjesë në show-n Greedilous x Adidas me tre dalje të ndryshme, duke qenë pjesë e një koncepti që këtë herë e çoi modën përtej prezantimit tradicional të koleksionit. Një prej look-eve që tërhoqi vëmendjen ishte kostumi rozë, ndërsa atij iu besua edhe dalja finale e shfaqjes.

image00006.jpeg

image00007.jpeg

Por momenti që e dalloi këtë prezantim erdhi kur në runway, përkrah Eltonit, u shfaq një robot humanoid. Të dy ecën në të njëjtën pasarelë, duke krijuar një imazh që bashkonte njeriun dhe teknologjinë brenda të njëjtit vizion mode.

image00010.jpeg

image00013.jpeg

Atletet Adidas ishin elementi që lidhte tre look-et e modelit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e prezantimit luante pikërisht me kontrastin mes veshjes, trupit njerëzor dhe robotikës.

Shfaqja u realizua me mbështetjen e institucioneve dhe kompanive koreane, mes të cilave Lotte Group dhe Robotis, duke e vendosur teknologjinë jo thjesht si element skenografik, por si pjesë të vetë konceptit të show-t.

image00014.jpeg

image00026.jpeg

Për Elton Ilirjanin, pjesëmarrja në Seoul i shtohet një serie angazhimesh ndërkombëtare në modë. Këtë herë, megjithatë, nuk ishte vetëm një tjetër dalje në pasarelë: tre look-e, finalja e show-t dhe një ecje krah një roboti humanoid e vendosën modelin shqiptar në një prej momenteve më të pazakonta të prezantimit Greedilous x Adidas.

Një pasarelë ku pyetja nuk ishte më vetëm se çfarë do të veshim në të ardhmen, por edhe me kë do ta ndajmë atë.

image00027.jpeg

image00002.jpeg

image00003.jpeg

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon