Egli Tako merr drejtimin e “Big Brother Fan Club”?

Egli Tako mund të rikthehet në “Big Brother”, këtë herë në drejtimin e emisionit që komenton zhvillimet brenda shtëpisë. Këngëtarja është një nga emrat që po shqyrtohen për moderimin e “Big Brother Fan Club” në sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimit të Prive By LS, mes Eglit dhe produksionit kanë nisur negociatat, ndërsa përgjigjja e saj e parë ndaj propozimit ka qenë pozitive. Megjithatë, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare dhe angazhimi mbetet në fazën e diskutimeve.
Ky nuk është rasti i parë që emri i Eglit lidhet me drejtimin e “Fan Club”. Ajo ishte përfolur edhe më herët si një kandidate e mundshme, por informacioni i fundit flet për bisedime konkrete.
Ndërkohë, një tjetër emër i përmendur për këtë pozicion ka përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes. Vetëm pak ditë më parë, Selin Bollati mohoi se do të merrte drejtimin e emisionit.



