E vërteta e krisjes mes Lori Hoxhës dhe Grida Dumës

Nga Class 5 August 2026

-0-450-1785931388xwhatsapp-image-2026-08-05-at-12603-pm-964.jpeg

Prej ditësh, në media dhe në rrjetet sociale kanë qarkulluar zëra për një ftohje të marrëdhënies mes Lori Hoxhës dhe Grida Dumës. Aludimet u bënë nga disa media vendase pas mungesës së daljeve të përbashkëta publike, duke spekuluar se raporti mes tyre nuk ishte më si dikur.

Megjithatë, këto pretendime nuk qëndrojnë.

Mbrëmjen e djeshme, Lori Hoxha ishte mes të ftuarve në festën e 21-vjetorit të Darienit, djalit të Grida Dumës, duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh.

Në festë Lori u pa në shoqërinë e Grida Dumës dhe miqve të saj më të afërt, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive. Prania e saj në një moment kaq të rëndësishëm familjar tregon se marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet e fortë, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar.

-0-450-1785931194xwhatsapp-image-2026-08-05-at-15637-pm-7-670.jpeg

Në fakt, raporti mes Lori Hoxhës dhe Grida Dumës ka qenë gjithmonë një nga më të komentuarit që prej ardhjes së kësaj të fundit në Top Channel. Vetë Grida e ka pranuar më parë publikisht se Lori ka qenë njeriu që e bindi të bëhej pjesë e televizionit, duke e cilësuar si garancinë e saj për të nisur këtë kapitull të ri profesional.

Prania e Lori Hoxhës në ditëlindjen e Darienit duket se rrëzon çdo aludim për një krisje mes tyre dhe tregon se marrëdhënia vazhdon edhe jashtë ekranit.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon