“E gjeni dot me cilën ikonë shqiptare?”, Brikena Selmani edhe këngëtare?

Brikena Selmani duket se po punon për një projekt muzikor, këtë herë në bashkëpunim me një artiste shqiptare. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka ndarë në Instagram një fotografi nga një ambient që ngjan me studio regjistrimi, ku në sfond dallohen mikrofoni dhe pajisjet muzikore.
Vëmendjen e ka marrë sidomos mbishkrimi që shoqëron fotografinë, përmes të cilit Brikena u ka kërkuar ndjekësve të gjejnë emrin e bashkëpunëtores së mundshme.
“ft?? E gjeni dot me cilën ikonë shqiptare?”, ka shkruar ajo.
Një nga emrat e përmendur është Gjyste Vulaj. Këngëtarja e kishte mbështetur publikisht Brikenën gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, çka ka shërbyer si pikënisje për aludimet mbi një projekt mes tyre. Megjithatë, kjo mbështetje nuk konfirmon një bashkëpunim muzikor dhe në postimin e Brikenës emri i Gjystes nuk përmendet.
Kjo nuk është hera e parë që Brikena paralajmëron një këngë. Edhe më herët ajo kishte folur për një projekt solo, i cili deri më tani nuk është publikuar.



