E fortë nga jeta, e brishtë nga shpirti! Rezarta Skifteri rrëfen anën që pak njerëz njohin

Nga Class• 23 November 2026

E fortë nga jeta, e brishtë nga shpirti! Rezarta Skifteri rrëfen


E fortë, e drejtpërdrejtë dhe me një ndjeshmëri që nuk kërkon ta fshehë.

Rezarta Skifteri ka zgjedhur të ndajë një anë më personale të vetes në një bisedë të sinqertë në podcastin “Inspire Podclass”, të moderuar nga Alketa Vejsiu, ku dashuria, përkushtimi dhe forca e karakterit u bënë pjesë e një rrëfimi plot emocion.

E pyetur se si meriton të dashurohet dhe si dashuron ajo vetë, Skifteri e vendos sinqeritetin në qendër të çdo marrëdhënieje. Për të, dashuria nuk matet me dhurata të shtrenjta, gjeste të mëdha apo deklarata të bujshme, por me atë që vjen natyrshëm, pa u kërkuar, pa u imponuar dhe pa pasur nevojë për kujtesa.

Në një kohë kur marrëdhëniet shpesh duket se maten me atë që shfaqet në sipërfaqe, stilistja zgjedh të shohë përtej tyre. Ajo beson te detajet, te gjestet e vogla dhe te mënyra se si një njeri di të përkushtohet. Sepse, siç e thekson edhe vetë, nuk janë gjërat materiale ato që e bëjnë një marrëdhënie të vlefshme, por karakteri i personit që ke përballë.

“Një artiste, unë pra, meriton të dashurohet me pastërtinë më të madhe, me sinqeritetin më të madh, me vëmendje, me besim dhe me vërtetësi. E kam shumë të rëndësishme. Me vërtetësi. Të tipit, unë nuk dua një buqetë me lule kur e kërkoj unë. Unë nuk dua diçka kur e kërkoj unë. Unë dua që diçka të vijë natyrshëm.

Unë nuk shikoj gjërat e mëdha në një marrëdhënie. Unë shikoj gjërat e vogla. Detajet. Detajet më bëjnë diferencën. Shikoj gjithmonë detajet, mënyrën se si më përkushtohen, se varet se ka që janë me laps e letër, që 1+1 bëjnë 2. Në rregull, po dashurohem. Kjo gjë nuk funksionon me mua. Kjo gjëja jo. Për mua ka rëndësi njeriu. Fjala njeri. Njeri. Ta them edhe një herë? Njeri. Pse? Sepse gjithmonë e më pak njerëz shikojmë, për hir të së vërtetës. Për mua kjo ka rëndësi. Nuk ka rëndësi vlera monetare, nuk ka rëndësi statusi, nuk ka rëndësi asgjë, por njeriu. Në fund fare, ajo që zbërthejmë te njëri-tjetri është njeriu. Kështu që për mua kjo ka rëndësi”, u shpreh ajo.

Si zbutet një kryeneçe si Rezarta Skifteri?

Por pas kësaj gruaje të vendosur dhe me karakter të fortë, fshihet edhe një anë tjetër, shumë më e ndjeshme, që jo gjithmonë të gjithë arrijnë ta shohin. Shpesh e cilësuar si një kryeneçe, madje edhe nga klientët e saj, ajo shpjegon se gjithçka varet nga mënyra se si personi përballë zgjedh t'i afrohet dhe çfarë arrin të zgjojë tek ajo.

“Kjo është një fjalë që ma kanë thënë shumë njerëz. Kryeneçe e kam dëgjuar shumë shpesh nga shumë klientë. Varet çfarë zgjon gjithmonë personi tek unë. Nëse do të zgjedh personin që të tregoj se jam e fortë, padyshim që do të jem. Nëse do të zgjojë fëmijën tek unë, sepse unë jam edhe fëmijë, jam edhe e ndjeshme, jam edhe e brishtë, pa diskutim që jam, pa diskutim. Do të zgjohet kjo gjë. Por, shiko, jeta më ka mësuar që të jem gjithmonë e fortë. Të mos jem e lëkundur. Më është dashur të jem gjithmonë e fortë. E kur më është bërë pyetja pak më parë: ‘Rez, nuk të lodh kjo gjë?’, nuk njoh një formë tjetër, sepse s'më ka dhënë jeta një formë tjetër dhe nuk do të doja që jeta të më jepte një formë tjetër”, u shpreh ajo.

Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë:

 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon