Dy shenjat më me fat të nëntorit

Nga Class• 4 November 2026

Dy shenjat më me fat të nëntorit

Mes dëshirës për një fillim të ri dhe nevojës për dashuri, nëntori u buzëqesh dy shenjave të zodiakut. Ndonjëherë yjet na rezervojnë çaste të rralla, kur na ndodh diçka që na gëzon dhe ku e gjejmë veten. Fati, në këto raste, është mundësia për t’i dhënë jetë një dëshire apo për të përmbushur një ambicie.

Në qiellin e nëntorit ka mjaft lëvizje. Mërkuri e pas tij Afërdita i rikthehen lëvizjes së drejtë, duke na dhënë pak më shumë siguri. Marsi në Virgjëreshë sjell zell e saktësi, ndërsa Hëna e re në Akrep merr diçka nga intuita dhe mendjemprehtësia e kësaj shenje.

Do ta kemi sërish më të lehtë të kuptojmë ç’po ndodh e të bëjmë plane të menduara mirë. Kërkojmë diçka më të mirë, që mund ta arrijmë e ta ruajmë me kohë. Duam të mos zhgënjejmë askënd dhe të shmangim ato gabime që bëjmë kur na shpëton një hollësi apo kur i bëjmë gjërat shkel e shko.

Edhe Hëna e plotë në Binjakë do të ketë në krah një Mërkur që më në fund është në formë. Do t’i shohim gjërat ashtu siç janë dhe do të mund t’i gjykojmë më kthjellët. Kjo do të na ndihmojë të vëmë pak rregull, të sqarojmë keqkuptimet dhe të mos ia lëmë më asgjë rastësisë.

Vëmendja do të jetë te Mërkuri më 13 nëntor dhe tek Afërdita më 14. Idetë marrin udhë të mbarë, ndjenjat po ashtu, e bashkë me to vijnë edhe mundësi të reja. Rëndësi ka të mos presim tepër nga ky muaj. Le t’i lëmë kohë entuziazmit të rritet dalëngadalë.

Po cilave shenja do t’u buzëqeshë më shumë fati?

Virgjëresha, me fatin në krah dhe idetë e qarta
Sa bukur do të jetë këtë muaj të jesh Virgjëreshë, të jesh nga ata që udhëhiqen në jetë nga logjika. Po ku do ta ndiejnë më shumë të lindurit e kësaj shenje rikthimin e Mërkurit, planetit të tyre? Te fjalët. Do ta kenë më të lehtë të thonë pikërisht atë që mendojnë, qartë dhe pa i rënë rrotull.

Nga 22 nëntori, në shenjën e Virgjëreshës hyn edhe Marsi, planeti që i jep forcë për t’u dëgjuar. Kur Virgjëresha të marrë fjalën e të parashtrojë arsyet e veta, vështirë se do të gjendet dikush që t’i thotë “jo”.

Pastaj vjen radha e Hënës. Hëna e re e 9 nëntorit hap një periudhë të mbarë për të krijuar lidhje dhe për të nisur biseda që çojnë diku. Ndërsa Hëna e plotë e 24 nëntorit do ta nxitë Virgjëreshën të kuptojë më mirë se në ç’drejtim po shkojnë gjërat. Këtë herë ajo ndihet gati për sfidat që e presin. E ka fare të qartë çfarë do dhe ka gjithçka që i duhet për të vendosur.

Më 4 nëntor e presin disa përballje të rëndësishme, që mund të sjellin edhe debate të nxehta. Në rrethana që vështirë se mund t’i kontrollojë, Virgjëreshës do t’i duhet të mësojë të mos marrë mbi vete faje e përgjegjësi që s’i takojnë.

Ditët më të rëndësishme janë 9, 13 dhe 24 nëntori.

Akrepit më në fund i del fjala
Për një kohë të gjatë ju është dashur të duroni luhatjet e Afërditës dhe pavendosmërinë e njerëzve që ndërronin mendje vazhdimisht. Herë thoshin një gjë, herë një tjetër, aq sa nisët të dyshonit edhe vetë për atë që po përjetonit dhe për mënyrën si i shprehnit ndjenjat tuaja.

Tani Afërdita i rikthehet lëvizjes së drejtë dhe, në ditët e para të dhjetorit, do të jetë sërish në shenjën tuaj. Atëherë do ta kuptoni se kishit pasur të drejtë. Përshtypjet tuaja do të vërtetohen, ashtu si edhe bindjet që kishit krijuar duke i parë gjërat me një sy të kthjellët.

Në mesin e nëntorit, edhe Mërkuri do t’i rikthehet lëvizjes së drejtë pikërisht në shenjën tuaj. Do t’i keni idetë më të qarta dhe do ta kuptoni më mirë atë që po ndodh tani. Është një mundësi e mirë për të përfituar nga energjia e Hënës së re, që lind më 9 nëntor në shenjën e Akrepit. Nismat tuaja dhe risitë që ju presin duket se do të marrin për mbarë. Njerëzit e afërt do t’ju kuptojnë e do t’ju mbështesin. Ç’mund të kërkoni më shumë?

Nga 25 nëntori, Marsi del nga kuadratura me shenjën tuaj dhe kthehet në aleatin tuaj. Do ta ndieni se po ju rikthehet një energji së cilës mund t’i zini besë. Ajo do t’ju japë forcë të punoni për të ardhmen pa e kthyer kokën pas. Të paktën tani për tani.

Ditët më të rëndësishme janë 10, 14 dhe 25 nëntori.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon