DJ PM reagon mes zërave për ndarjen nga Sarah Berisha

Nga Class 6 August 2026

photo-output-2.jpeg

Prej ditësh, emrat e DJ PM dhe Sarah Berishës janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pas zërave se historia e tyre e dashurisë ka marrë fund.

Shkak për aludimet u bë fakti që dyshja nuk ndiqet më në Instagram, një detaj që u vu re menjëherë nga ndjekësit dhe që ndezi spekulimet për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Në mes të gjithë këtyre diskutimeve, DJ PM ka zgjedhur të reagojë, por pa përmendur drejtpërdrejt Sarah Berishën.

Artisti publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga performancat e tij, të shoqëruara me një frazë që u interpretua nga shumë ndjekës si një mesazh me nëntekst.

"Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje", shkroi ai.

Edhe pse nuk dha asnjë sqarim dhe nuk përmendi emra, postimi u komentua menjëherë nga fansat, të cilët e lidhën me situatën e tij personale dhe me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për raportin me Sarah Berishën.

Kjo nuk është hera e parë që çifti bëhet pjesë e spekulimeve për një ndarje. Edhe në të kaluarën, emrat e tyre janë përfolur disa herë, por më pas ata i hodhën poshtë zërat duke u shfaqur sërish bashkë.

Megjithatë, kësaj here situata duket ndryshe. Mosndjekja në Instagram dhe mungesa e daljeve të përbashkëta kanë shtuar edhe më shumë dyshimet, ndërsa Sarah Berisha është parë e vetme gjatë Sunny Hill Festival, një tjetër detaj që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ndjekësve.

Kujtojmë se Revista Class raportoi pak ditë më parë, bazuar në burime pranë çiftit, se Sarah Berisha dhe DJ PM i kanë dhënë fund lidhjes prej muajsh, ndërsa distanca dhe angazhimet profesionale kanë qenë arsyet kryesore që marrëdhënia e tyre nuk arriti të vazhdonte.

Deri tani, as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë konfirmuar apo mohuar publikisht ndarjen.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon