“Dinner with Alketa”, destinacioni i radhës në Berlin! Aty ku mblidhen mendjet e bukura!

“Dinner with Alketa”, pjesë e projektit online “Grow & Inspire”, po korr gjithnjë e më shumë sukses përtej kufijve shqiptarë. Destinacioni i radhës është Berlini, më 15 dhjetor, duke shënuar një moment të veçantë në rrugëtimin e këtij projekti.
Për herë të parë, një takim i këtij formati mes sipërmarrësve shqiptarë zhvillohet jashtë Shqipërisë, duke mirëpritur edhe pjesëmarrës nga diaspora. CEO dhe themelues të kompanive të suksesshme kanë shprehur interes për t'u bërë pjesë e këtij rrjeti jo vetëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe nga Serbia, Gjermania, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë qytete si Çikago, Majami dhe Kalifornia.

“Grow & Inspire” synon të bashkojë mendje dhe njerëz të suksesshëm shqiptarë nga fusha të ndryshme, duke krijuar një komunitet ku njohjet, eksperiencat dhe idetë shndërrohen në mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi.

Pjesëmarrësit përfaqësojnë një spektër të gjerë industrish, nga energjetika, hoteleria, mjekësia dhe edukimi, te rekrutimi, inteligjenca artificiale, teknologjia e informacionit, qendrat tregtare, tregtia online, tregjet financiare, turizmi dhe zhvillimi i aplikacioneve.
Të jesh pjesë e kësaj tryeze, mes disa prej mendjeve më të spikatura të botës së biznesit, është fare e thjeshtë. Mjafton të plotësosh formularin e aplikimit në platformën “Grow & Inspire” për t'u bërë pjesë e një eksperience të dedikuar ideve, dialogut dhe krijimit të lidhjeve me vlerë.

Darka është falas dhe ofrohet nga ekipi i “Grow & Inspire”.
Sepse mundësitë më të bukura shpesh nisin rreth një tryeze, me një bisedë frymëzuese dhe me njerëzit e duhur.
Po ti, çfarë pret?




