Damiano David dhe Dove Cameron flasim dy muaj para dasmës

Nga Class 17 September 2026

Screenshot 2026-09-17 110955.png

Kur mbarojnë udhëtimet, koncertet, tapetet e kuq dhe setet fotografike, jeta e Damiano David dhe Dove Cameron duket shumë më e zakonshme nga sa sugjeron fama e tyre.

Çifti, që po përgatitet për martesë, jeton mes Los Angeles dhe Romës dhe përpiqet që, mes axhendave ndërkombëtare dhe fluturimeve të vazhdueshme, të ruajë një përditshmëri sa më normale.

“Në internet njerëzit shohin vetëm momentet e mëdha”, ka treguar Dove për Vogue. “Por dy muajt e fundit, në thelb, kemi bërë pazaret, kemi gatuar dhe kemi kuptuar si funksiononte shtrydhësja jonë e re.”

Mes zakoneve të tyre të përbashkëta janë edhe reality show-t. Damiano ka treguar se i ka prezantuar Dove-s gjithë serialin The 50, duke i shpjeguar konkurrentët, historitë dhe dinamikat e formatit.

“Në fund të fundit, edhe kjo është kulturë”, ka bërë shaka ai.

“Nuk duam një marrëdhënie në distancë”

Dove është amerikane, Damiano romak. Jetojnë mes dy kontinenteve dhe puna i detyron vazhdimisht të lëvizin.

Por ata nuk duan që lidhja e tyre të funksionojë si një marrëdhënie në distancë.

“Nuk duam të jetojmë kështu”, thotë Dove. “Bëjmë gjithçka që marrëdhënia jonë të duket normale.”

Për Damiano-n, ndërkohë, ideja e shtëpisë ka ndryshuar.

“Në zemrën dhe mendjen time, shtëpia do të jetë gjithmonë Roma. Por tani ka shumë më tepër lidhje me personin me të cilin jam. Kur jam me Chloe-n, edhe nëse jemi në turne dhe ndodhemi në Baden-Baden, në Gjermani, ndihem në shtëpi. Ne vërtet i mjaftojmë njëri tjetrit.”

Chloe është emri i lindjes së Dove Cameron, Chloe Celeste Hosterman. Më vonë ajo zgjodhi emrin Dove, nofkën me të cilën e thërriste babai i saj, i cili u nda nga jeta kur ajo ishte e vogël.

Roma e Damiano-s dhe Italia e Dove-s

Një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies së tyre ka qenë edhe zbulimi i botës së njëri tjetrit.

Dove e ka njohur Romën përmes vendeve të Damiano-s, jo thjesht si turiste.

“Sigurisht që bëmë shëtitjen klasike në Trastevere”, tregon ai. “U kthyem te pub-i ku kaloja kohën dhe në të gjitha rrugët ku kam jetuar eksperiencat e mia të para formative.”

Pushimet e tyre të para bashkë ishin në Puglia dhe Damiano kujton ende me humor reagimin e Dove-s përballë një tavoline tipike italiane.

“Nuk ka asgjë në këtë tavolinë që nuk shoqërohet me bukë!”, kishte thënë ajo.

Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme: “Normal. Buka është mikja jote.”

Dove thotë se gjithmonë është ndier mirë duke hyrë në kultura të ndryshme nga e saja.

“E konsideroj një nga privilegjet më të bukura që mund të kem: të hyj në botë që nuk i njoh dhe të ndihem e mirëpritur. Është një nga pjesët më të rëndësishme të jetës sime. Dhe kur diçka më frikëson, zakonisht është shenja e parë që ndoshta duhet ta bëj.”

Edhe Damiano ka kaluar të njëjtin proces në drejtim të kundërt.

“Kam ndaluar së kërkuari Romën në Los Angeles”, pranon ai. “Kur jam atje, jeta ime është pothuajse e kundërta e asaj që bëj në Itali. Los Angeles është kthyer në vendin ku shkoj për t’u rikarikuar. Fle më shumë, zgjohem më vonë, kujdesem më shumë për veten.”

Dy karaktere të ndryshme që funksionojnë bashkë

Damiano e përshkruan veten si më të mbyllur se Dove.

“Ajo ka një aftësi shumë më të madhe se unë për t’u hapur ndaj botës dhe për t’i lënë njerëzit të hyjnë në jetën e saj. Unë jam më shumë një tip që ankohet”, thotë ai. “Kam tendencën të jem në mbrojtje dhe të mbrohem nga bota. Por çuditërisht këto dy anë përshtaten shumë mirë.”

Të dy bëjnë muzikë, por kjo nuk do të thotë se e kanë kthyer marrëdhënien edhe në bashkëpunim profesional.

“Nuk bashkëpunojmë vërtet”, shpjegon Dove. “Thjesht duam të krijojmë pranë njëri tjetrit.”

Dhe në fund, Damiano e përmbledh gjithë marrëdhënien e tyre në mënyrën më të thjeshtë.

“Ne jemi miq. Thellësisht.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon