Kanye West mbërrin në Shqipëri për koncertin në Tiranë

Nga Class 11 July 2026

Kanye West mbërrin në Shqipëri për koncertin në

Reperi me famë botërore, Kanye West, sapo ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet sot në Tiranë.

Pamjet e para të artistit amerikan në aeroportin e Tiranës kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke konfirmuar praninë e tij për këtë megaprojekt të pritur gjatë.

Përgatitjet për koncertin që do të mbahet në “Eagle Stadium” kanë mbaruar. Ky stadium i ri, i ndërtuar apostafat për këtë event, ka një kapacitet prej plot 60 mijë spektatorësh.

Në qendër të tij është ngritur një skenë gjigante me një glob madhështor, një element ikonik që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur gjatë tureve të tij më të famshme në mbarë botën.

Për shkak të përmasave të këtij organizimi, “Eagle Stadium” është pozicionuar përgjatë aksit rrugor Tiranë-Durrës. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë fansave që kanë siguruar një biletë, është vënë në dispozicion një linjë e dedikuar transporti.

Organziatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e makinave personale për të parandaluar trafikun. Në vend të kësaj, sugjerohet shfrytëzimi i linjës së dedikuar të transportit ose transporti publik urban.

@prod_by_l0uki 1.in my Bloodline to witness The GOAT#kanyewest#ye#tirana#albania@Ye ? original sound - …z5

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon