Callum Turner flet për planet për fëmijë me Dua Lipën

Nga Class 19 August 2026

-900-0-1787126638ximg-9887-747.png
Callum Turner duket se e ka të qartë se çfarë dëshiron nga kapitulli i ardhshëm i jetës së tij. Përtej kinemasë dhe projekteve të reja profesionale, aktori britanik ëndërron të krijojë një familje me Dua Lipën.

Në një intervistë për kopertinën digjitale të “Esquire UK”, 36-vjeçari u pyet për mënyrën se si e imagjinon të ardhmen, si në aspektin profesional, ashtu edhe në jetën personale.

“Më shumë nga e njëjta gjë”, u përgjigj fillimisht ai duke iu referuar karrierës, përpara se të shtonte një fjalë që tërhoqi menjëherë vëmendjen: “Familje”.

Kur u pyet nëse të bërit baba është tashmë një prioritet për të, Turner foli pa hezitim.

“Sigurisht, po, jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”, u shpreh aktori.

Deklarata vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhënien e tij me Dua Lipën. Pas më shumë se dy vitesh së bashku, çifti e ka çuar historinë e dashurisë në një tjetër etapë. Ata u martuan më 31 maj në një ceremoni private në Londër, ndërsa një javë më vonë festuan me një ceremoni më të madhe në Siçili.

Historia e tyre nisi në fillim të vitit 2024, kur u takuan në premierën londineze të “Masters of the Air”. Daljet e para së bashku ndezën menjëherë aludimet për një romancë, ndërsa disa muaj më vonë ata nuk e fshehën më marrëdhënien as në rrjetet sociale.

Në qershor të vitit 2025, Dua konfirmoi publikisht fejesën gjatë një interviste për “British Vogue”, duke folur edhe për unazën që Turner kishte zgjedhur për të.

Por dëshira për të krijuar një familje duket se është e përbashkët. Edhe Dua ka folur më herët për mëmësinë, duke pranuar se e dëshiron, por pa vendosur një afat se kur duhet të ndodhë.

Për këngëtaren, ritmi intensiv i karrierës dhe angazhimet ndërkombëtare e bëjnë të vështirë planifikimin e një momenti të tillë. Megjithatë, ajo e ka përmbledhur filozofinë e saj thjesht: do të ndodhë kur të jetë momenti i duhur.

Tani, me deklaratën e Turner, duket se përtej karrierave të tyre të suksesshme, çifti ndan edhe të njëjtën dëshirë për kapitullin që mund të vijë më pas: krijimin e familjes së tyre.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon