Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, momente tensioni në tapetin e kuq

Nga Class• 11 September 2026

us-model-nicola-peltz-r-140204545.png

Një video e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz nga tapeti i kuq në Festivalin Amerikan të Filmit në Deauville, Francë, ka mjaftuar për të ndezur sërish spekulime për marrëdhënien e tyre.

Çifti u shfaq së bashku më 8 shtator dhe, në fillim, gjithçka dukej krejt normale. U puthën, u përqafuan dhe pozuan para fotografëve. Më pas Brooklyn, 27 vjeç, u tërhoq pak mënjanë për t’i lënë gruas së tij momentin e saj solo në tapetin e kuq, në një mbrëmje ku u nderua edhe Faye Dunaway, bashkëprotagoniste e Nicola-s në filmin Prima.

Por ajo që ndodhi pak sekonda më vonë tërhoqi vëmendjen.

Para se të largohej nga ana e saj, Brooklyn u përkul për t’i rregulluar pjesën e pasme të fustanit Alberta Ferretti, duke ia zhvendosur bishtin në mënyrë që Nicola të ecte më lirshëm.

Një gjest që mund të dukej thjesht i kujdesshëm, por reagimi i aktores 31 vjeçare u interpretua ndryshe nga shumë përdorues në rrjete sociale. Në video, Nicola duket se i hedh Brooklyn-it një vështrim të ftohtë, ndërsa ai tashmë ishte larguar drejt anës së tapetit të kuq.

Dhe internetit nuk iu desh shumë.

“Ajo e urren”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi se “gjuha e trupit thotë gjithçka”.

Të tjerë u fokusuan te reagimi i Brooklyn-it menjëherë pas momentit, duke pretenduar se dukej sikur e kishte kuptuar se gjesti nuk ishte pritur mirë.

“Oh, ai e di që është në telashe”, shkroi dikush.

Një tjetër shtoi me ironi se “fytyra e tij e dinte që do ta dëgjonte më vonë”.

Brooklyn vazhdon të jetë i distancuar nga prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, pas tensioneve që lidhen, sipas raportimeve, me mënyrën si familja e tij ka trajtuar Nicola-n.

Ai ka akuzuar publikisht prindërit se kishin tentuar të “rrëmbenin” momentin e vallëzimit të parë të çiftit në dasmën e tyre dhe se kishin ndërhyrë në marrëdhënien e tij me Nicola-n.

Që prej përplasjes, Brooklyn është distancuar jo vetëm nga prindërit, por edhe nga vëllezërit dhe motra e tij, Romeo, Cruz dhe Harper.

Ndërkohë, ai është parë vazhdimisht pranë Nicola-s, duke e shoqëruar në evente dhe gjatë angazhimeve të saj profesionale.

Pikërisht kjo dinamikë ka krijuar edhe një tjetër narrativë online.

“Burri apo asistenti?”

Pas videos së fundit, disa përdorues nisën të ironizonin për rolin që Brooklyn duket se ka në jetën e Nicola-s.

“Diçka në këtë video më thotë se ajo është pak e lodhur prej tij. Ndoshta është shumë protektiv dhe po e mbyt”, shkroi një person në X.

Një tjetër pyeti: “Është punonjësi i saj tani?”

Të tjerë shkuan edhe më tej, duke e quajtur me ironi “stilist” apo “butler”.

Megjithatë, jo të gjithë e panë situatën në këtë mënyrë.

Disa përdorues e konsideruan gjestin e Brooklyn-it thjesht të ëmbël dhe të kujdesshëm.

“Mua m’u duk shumë cute”, shkroi një fans.

Një tjetër e quajti thjesht “një gjest tipik burri”.

Në fund, videoja tregon vetëm një moment shumë të shkurtër në një mbrëmje të tërë. Por kur bëhet fjalë për Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, çdo vështrim, lëvizje apo sekondë në tapetin e kuq duket se mjafton për t’u kthyer në një tjetër teori online.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon