Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Nga Class• 18 November 2026

 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve,
Bordi i Transparencës publikoi të mërkurën, më 18 nëntor 2026, çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të ulëta, ndërsa është përcaktuar edhe çmimi i gazit për automjetet.

Konkretisht, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoilit) të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 204 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 192 lekë për litër.

Sa i përket benzinës, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 163 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 151 lekë për litër.

Ndërkohë, gazi për automjetet do të tregtohet me 71 lekë për litër me pakicë dhe 59 lekë për litër me shumicë.

Bordi ka përcaktuar gjithashtu çmimin e gazoilit për sektorin e peshkimit, i cili do të jetë 109 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora  13.30  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon