Bora Zemani (sërish) në Top Channel?

Bora Zemani pritet të rikthehet në Top Channel në janar të vitit 2027. Sipas burimeve të Prive By LS, moderatorja do t’i bashkohet sërish emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit.
Raportimi vjen vetëm pak muaj pasi u përfol largimi i saj nga televizioni ku ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës. Ndërkohë, emri i Borës ishte përmendur edhe si një mundësi për drejtimin e “Ferma VIP”.
Por informacioni i fundit e lidh moderatoren me një program që e njeh tashmë. Bora ka qenë më parë pjesë e “Për Shqiptarët”, ndaj ky angazhim do të shënonte vazhdimin e një bashkëpunimi të mëparshëm me Elvis Naçin, jo prezantimin e saj në një format të ri.



