Bora Zemani flet pas rikthimit në Top Channel

Nga Class• 23 November 2026

Bora Zemani flet pas rikthimit në Top Channel

Bora Zemani ka konfirmuar rikthimin në ekran me sezonin e ri të programit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Pas disa muajsh mungese dhe diskutimesh për angazhimin e saj të ardhshëm televiziv, moderatorja ka folur për planet e saj gjatë festës së 25-vjetorit të Top Channel.

Në një bisedë me Orinda Hutën për emisionin “Goca dhe Gra”, Bora u shpreh se mezi e pret nisjen e sezonit të ri.

“Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua”, tha ajo, pasi Orinda përmendi rikthimin e “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Përvjetori i televizionit e ktheu moderatoren edhe te kujtimet e fëmijërisë. Bora tregoi se dëshira për të qenë pjesë e Top Channel kishte lindur që në kohën kur ndiqte transmetimet e tij të para.

“Unë ndihem shumë mirë, si në çdo përvjetor të Top Channel, po patjetër ky është një përvjetor shumë i veçantë. 25 vite janë histori, unë jam shumë e lumtur që jam një pikë e vogël e kësaj historie. Kujtoj veten time 10 vjeç, kam qenë unë kur Top-i filloi transmetimin. Mendoj që atëherë besoja fort që do isha pjesë e Top-it”, u shpreh moderatorja.

Biseda preku edhe raportin mes jetës personale dhe asaj profesionale. Pyetjes së Orinda Hutës, “Më e vështirë të mbash një dashuri apo të mbash një audiencë?”, Bora iu përgjigj duke folur për përpjekjen që kërkon ruajtja e suksesit.

“Të dyja kanë ato të vetat. Unë jam në të dyja. Suksesi nuk është i vështirë për t’u arritur, vështirësia më e madhe është për t’u mbajtur. Gjithmonë e kam besuar këtë, prandaj i qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë, avash-avash. Shkallët gjithmonë një nga një. Mendoj që gjërat më të bukura nuk kanë ardhur akoma. Jemi krenarë për të shkuarën, por më të bukurat do të vijnë në 125 vitet e ardhshme”, përfundoi ajo.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon