Bojken Lako flet për herë të parë për partneren: “Kemi katër vite bashkë”

Nga Class 10 September 2026

-800-0-1789024750xscreenshot-2026-09-10-091855-187.png

Bojken Lako ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë jetën sentimentale larg vëmendjes publike, por këtë herë artisti ka bërë një përjashtim, duke folur për herë të parë hapur për partneren e tij, Izzy.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Bojkeni zbuloi se historia e tyre e dashurisë ka nisur katër vite më parë, ndonëse njiheshin prej shumë kohësh.

“Kemi katër vite, pavarësisht se njihemi që më përpara, shumë vite”, tregoi ai.

Izzy nuk është një emër krejtësisht i shkëputur nga bota ku Bojkeni ka ndërtuar karrierën e tij. Edhe ajo vjen nga industria e muzikës dhe ka një eksperiencë të gjatë në menaxhimin dhe organizimin e eventeve.

“Normalisht është e fushës së muzikës. Ka qenë pjesë e ekipit menaxhues të eventeve të ndryshme, artistëve të mëdhenj në botë, edhe aty ku ka jetuar, dhe këtu në Shqipëri, kur ka punuar në media dhe organizimeve të ndryshme”, u shpreh Lako.

Në fakt, marrëdhënia e tyre ka edhe një dimension profesional. Bojkeni zbuloi se ai dhe Izzy kanë punuar së bashku në Festivalin e 62-të të Këngës, ku të dy ishin të angazhuar në organizimin dhe konceptimin e eventit.

“Kemi punuar dhe në Festivalin e 62-të të Këngës bashkë, në pjesën e organizimit dhe gjithë konceptit të atij festivali”, tregoi artisti.

Por mes gjithë detajeve të rrëfyera, një element i vogël tërhoqi veçanërisht vëmendjen gjatë intervistës. Bojkeni mbante në qafë një varëse me shkronjën “I”, iniciali i emrit të partneres së tij.

Një detaj diskret, në të njëjtën frymë me mënyrën se si çifti ka zgjedhur ta jetojë marrëdhënien gjatë këtyre katër viteve, pa e kthyer atë në pjesë të vazhdueshme të ekspozimit publik.

Sa i përket martesës apo krijimit të familjes, Bojken Lako nuk dha afate dhe as plane konkrete. Për momentin, ai dhe Izzy duket se preferojnë ta jetojnë historinë e tyre pa presionin për t'i vendosur një kalendar hapit të radhës.

Pas katër vitesh së bashku, megjithatë, Bojkeni zgjodhi për herë të parë të hapë një dritare të vogël drejt një pjese të jetës që deri tani e kishte ruajtur vetëm për vete.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon