Boarding Bridge, ura mes familjes shqiptare dhe modelit zvicerian të edukimit

Nga Class• 27 November 2026

Boarding Bridge, ura mes familjes shqiptare dhe modelit zvicerian të

Arsimi ndërkombëtar dhe mundësitë që ofron për zhvillimin akademik e personal të të rinjve po konsiderohen gjithnjë e më tepër nga familjet shqiptare.

Kështu, shkollat private me konvikti në Zvicër përfaqësojnë një prej zgjedhjeve kryesore të prindërve, me synim për t’u ofruar fëmijëve të tyre një përvojë arsimore ndërkombëtare. 

Për t’I orientuar drejt institucioneve më të përshtatshme dhe sa më pranë ambicieve, Boarding Bridge ndërton një proces këshillimi të personalizuar, duke vënë në kontakt familjet me përfaqësuesit e shkollave ndërkombëtare. 
Boarding Bridge asiston prindërit dhe nxënësit në eksplorimin e këtyre alternative, vlerësimin e programeve akademike dhe përzgjedhjen e institucioneve private ndërkombëtare, veçanërisht në Zvicër. Shkollat në fjalë ofrojnë programe për grupmosha të ndryshme të ciklit parauniversitar, me mundësi që përfshijnë edhe qëndrimin në konvikt. 

Procesi i orientimit përfshin njohjen me institucionet, përcaktimin e alternativave më të përshtatshme dhe asistencën gjatë aplikimit. Përtej aspektit akademik, studimi në këto shkolla synon të nxisë edhe autonominë, përshtatjen me mjedise multikulturore dhe zhvillimin e aftësive që mund të ndikojnë në rrugëtimin e mëtejshëm të të rinjve.

Në funksion të këtij misioni, Boarding Bridge organizon edhe takime të drejtpërdrejta mes familjeve dhe përfaqësuesve të institucioneve arsimore. Më 27 tetor, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, u mbajt edicioni i dytë i aktivitetit, me tematikën “The Matterhorn of Sëiss Boarding Schools”, ku u prezantuan 11 institucione të njohura të arsimit ndërkombëtar.

Çfarë e bëri të veçantë edicionin e dytë të Boarding Bridge, të zhvilluar më 27 tetor në Pallatin e Brigadave?

Boarding Bridge, ura mes familjes shqiptare dhe modelit zvicerian të

 

“Ajo që vitin e kaluar e nisëm si një takim me tre shkolla, këtë vit u shndërrua në një aktivitet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 11 prej institucioneve më prestigjioze zvicerane të arsimit ndërkombëtar, të cilët erdhën në Tiranë për t’u takuar drejtpërdrejt me familjet shqiptare.

Pjesëmarrja e tyre ishte një tregues i rëndësisë që po merr ky komunikim dhe i interesit në rritje të familjeve për të njohur më nga afër mundësitë që ofron arsimi parauniversitar ndërkombëtar në Zvicër.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 11 shkolla private ndërkombëtare zvicerane të arsimit parauniversitar, të cilat ofrojnë programe mësimore për nxënës të moshave shkollore, kryesisht në ciklin e mesëm dhe të lartë, si dhe mundësi akomodimi në konvikt (boarding). Këto institucione prezantuan programet akademike, kurrikulat ndërkombëtare dhe mundësitë e studimit për familjet shqiptare: Aiglon College, Brillantmont International School, Collège Alpin Beau Soleil, Collège Champittet, Collège du Léman, Institut auf dem Rosenberg, Institut Montana, Le Régent International School, Leysin American School, Lyceum Alpinum Zuoz dhe St. George’s International School.

Takimet u krijuan mundësi familjeve të njiheshin me filozofinë arsimore të secilit institucion, programet akademike, kriteret e pranimit dhe mundësitë e zhvillimit që ofrojnë këto shkolla.”

Pse u zgjodh pikërisht tematika “The Matterhorn of Swiss Boarding Schools”?

Boarding Bridge, ura mes familjes shqiptare dhe modelit zvicerian të

 

“Matterhorn është një nga majat më ikonike të Alpeve dhe një simbol i Zvicrës. Ne e zgjodhëm këtë simbol për të përcjellë idenë e ekselencës dhe standardeve të larta që përfaqësojnë këto institucione arsimore.

Ashtu si Matterhorn-i spikat për veçantinë e tij, edhe këto 11 shkolla përfaqësojnë nivele të larta të arsimit ndërkombëtar, ku disiplina akademike kombinohet me formimin e karakterit, zhvillimin e pavarësisë dhe përgatitjen për një të ardhme globale.”

Përveç eventit të 27 tetorit, cilat kanë qenë zhvillimet e tjera të rëndësishme të Boarding Bridge?

“Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte takimi i organizuar më 25 shtator në Tiranë me përfaqësues të Institut Le Rosey, një prej institucioneve më të njohura të arsimit parauniversitar me konvikt në Zvicër.

Ky ishte një takim më privat dhe i dedikuar familjeve shqiptare të interesuara për procesin e regjistrimit dhe mundësitë që ofron ky institucion.

Ne besojmë se takimet e personalizuara janë një mënyrë e rëndësishme për t’u dhënë familjeve informacion më të detajuar dhe për t’i ndihmuar të marrin vendime të informuara për të ardhmen arsimore të fëmijëve të tyre.”

Pse Zvicra po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e familjeve që kërkojnë arsim ndërkombëtar për fëmijët e tyre?

Boarding Bridge, ura mes familjes shqiptare dhe modelit zvicerian të

“Prindërit sot po mendojnë gjithnjë e më shumë për të ardhmen afatgjatë të fëmijëve. Ata kërkojnë jo vetëm një arsimim cilësor, por edhe një mjedis që zhvillon aftësitë sociale, pavarësinë, përgjegjësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me një botë gjithnjë e më ndërkombëtare.

Zvicra ofron një kombinim të rëndësishëm të traditës akademike, mjedisit shumëgjuhësh, sigurisë, diversitetit kulturor dhe mundësive për krijimin e lidhjeve ndërkombëtare.

Shkollat private me konvikt i kushtojnë rëndësi jo vetëm rezultateve akademike, por edhe aktiviteteve jashtëshkollore, sportit, artit dhe zhvillimit të personalitetit. Në varësi të institucionit, nxënësit mund të ndjekin programe të ndryshme ndërkombëtare, të cilat i përgatisin për vazhdimin e studimeve universitare në vende dhe institucione të ndryshme të botës.”

Si funksionon procesi i përzgjedhjes së shkollës dhe çfarë roli luan Boarding Bridge në këtë drejtim?

“Nuk ekziston një model i vetëm që i përshtatet çdo nxënësi. Çdo fëmijë ka karakteristikat, interesat, aftësitë dhe objektivat e tij, ndaj edhe përzgjedhja e shkollës duhet të jetë një proces individual.

Pas më shumë se 13 vitesh përvojë, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë njohjes së nevojave të familjes dhe profilit të nxënësit. Mbi këtë bazë, identifikojmë institucionet që përputhen më mirë me pritshmëritë dhe synimet e tyre.

Roli ynë është të jemi një urë lidhëse mes familjeve dhe shkollave, duke i asistuar në procesin e informimit, këshillimit, aplikimit dhe komunikimit me institucionet përkatëse.”

Cili është avantazhi i bashkëpunimit me Boarding Bridge për familjet që synojnë shkollat prestigjioze zvicerane?

“Një nga elementet më të rëndësishme të punës sonë është ndërtimi i një marrëdhënieje besimi me familjet. Privatësia, korrektësia dhe përkushtimi janë parime që udhëheqin çdo bashkëpunim.

Ne i shoqërojmë familjet në të gjitha fazat e këtij procesi, nga këshillimi fillestar dhe identifikimi i shkollës së përshtatshme, deri te aplikimi dhe vizitat e drejtpërdrejta në institucionet arsimore në Zvicër.

Gjithashtu, aktiviteti ynë po merr një dimension më ndërkombëtar. Përveç Shqipërisë, së fundmi kemi zhvilluar dy aktivitete private në New York dhe Boston, me familje amerikane të interesuara për mundësitë e arsimit elitar zviceran. Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e aktivitetit tonë përtej tregut shqiptar.”

Boarding Bridge, ura mes familjes shqiptare dhe modelit zvicerian të

Cili është vizioni i Boarding Bridge për të ardhmen e nxënësve që ndjekin këtë rrugëtim?

“Synimi ynë është që përmes këtij modeli arsimimi, fëmijët të përfitojnë jo vetëm një edukim të nivelit të lartë, por edhe aftësi që do t’u shërbejnë gjatë gjithë jetës.

Përveç formimit akademik, rëndësi të veçantë kanë ndërtimi i karakterit, pavarësia, përgjegjësia, aftësitë e komunikimit dhe krijimi i një rrjeti ndërkombëtar miqësish e kontaktesh.

Ne besojmë se investimi në arsim është një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e një fëmije dhe synojmë të jemi një partner i besueshëm për familjet në çdo fazë të këtij rrugëtimi.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon