Bledi Mane zbulon mesazhet private me Adi Hilën pas publikimit të videove

Bledi Mane ka zbuluar një komunikim privat që, sipas tij, ka zhvilluar me kompozitorin Adi Hila në ditën kur videot private nisën të qarkullonin publikisht.
Gjatë një bisede në studio, gazetari tregoi se më 1 tetor 2026 i kishte shkruar Hilës në WhatsApp, duke i kërkuar të mos qëndronte në heshtje, por të merrte përgjegjësi dhe të përballej me institucionet e drejtësisë.
“Unë i kam shkruar atë ditë në WhatsApp: ‘Shko dorëzohu në polici’”, rrëfeu Mane.
Sipas gazetarit, mesazhi i tij nuk kufizohej vetëm te paraqitja përpara autoriteteve. Ai i kishte kërkuar kompozitorit të dilte edhe me një deklaratë publike dhe t’u kërkonte ndjesë grave të përfshira, familjeve të tyre, por edhe familjes së vet.
“Nxirre një deklaratë publike. Kërko ndjesë për të gjitha gratë, familjet e tyre, njëkohësisht familjen tënde. Dhe shko përballë me institucionet e drejtësisë”, tregoi Mane, duke përcjellë përmbajtjen e mesazhit që pretendon se i kishte dërguar Hilës.
Gazetari konfirmoi se kompozitori i ishte përgjigjur, por vetëm me pak fjalë.
“Bled, të falënderoj”, ishte përgjigjja që, sipas Manes, kishte marrë nga Adi Hila.
Mane nuk bëri të ditur nëse mes tyre pati komunikime të tjera pas këtij shkëmbimi. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar mënyrën se si materialet private janë regjistruar, siguruar dhe shpërndarë në rrjet.
Përmbajtja e bisedës u bë publike nga vetë Bledi Mane dhe përfaqëson versionin e tij mbi komunikimin privat me kompozitorin.



