Bes Kallaku emocionon me urimin për ditëlindjen e Ajkës: U rritsh me dije dhe dashuri

Nga Class 14 July 2026

Bes Kallaku emocionon me urimin për ditëlindjen e Ajkës: U rritsh

Aktori Bes Kallaku ka ndarë një urim të veçantë për vajzën e tij, Ajka, me rastin e 8-vjetorit të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kallaku i ka dedikuar të bijës fjalë të ndjera, duke i uruar një jetë të mbushur me dije, dashuri dhe vlera.

Në mesazhin e tij, aktori është shprehur se përpara se të ishte artist, mbi të gjitha ka qenë një njeri i mirë, duke i përcjellë vajzës së tij rëndësinë e vlerave njerëzore.

Urimi i Bes Kallakut për 8-vjetorin e Ajkës ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar me urime për vogëlushen dhe familjen e tij.

“Babi ty të uron në jetë dëshirën për dije, dashuri dhe virtytin më të bukur që mund të ketë një njeri, mirënjohjen. Qofsh e lumtur!”, ka shkruar Bes Kallaku.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon