Bebe Rexha refuzoi martesën e hershme për të ndjekur ëndrrat, sot shpërblehet me çmim ndërkombëtar

Nga Class• 25 November 2026

Bebe Rexha refuzoi martesën e hershme për të ndjekur

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award”, në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Në faqen zyrtare të “Billboard Canada”, krahas momentit të ndarjes së çmimit, është shkruar edhe një dedikim i veçantë për këngëtaren, duke sjellë ndërmend ëndrrën e saj që të shihte emrin një ditë në revistat e Billboard.

 

“Përpara se Bebe Rexha të bëhej një krijuese e hiteve që arrijnë majat e shumë listave të Billboard-it, ajo ishte një vajzë e vogël që çdo javë shfletonte revistat e shtypura Billboard, duke shpresuar se një ditë do ta shihte emrin e saj të botuar në to. Në ceremoninë ‘Billboard Canada Women in Music 2026’, kjo ëndërr e fëmijërisë u bë realitet, teksa ajo pranoi çmimin ‘Global Hitmaker Award’”, shkroi Billboard Canada.

Rexha mbajti edhe një fjalim, ku u shpreh se u largua nga shtëpia e saj që në moshën 19 vjeç dhe shkoi në Los Angeles për të ndjekur ëndrrat e saj, e për t’u bërë literalisht një Diva. Ky ka qenë edhe një nga hapat e saj për të realizuar jo vetëm dëshirat e saj si një këngëtare, por edhe për të fituar lirinë e një vajze të re post-adoleshente, duke hedhur poshtë kulturën ku gratë martohen herët dhe lindin fëmijë. Kjo e fundit, duket se ka qenë një “plan” nga familja e këngëtares.

E me sa duket, fati kishte rezervuar gjëra të mëdha për Beben, përtej talentit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon