Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse bëhen prindër për herë të parë

Nga Class• 29 September 2026

Screenshot 2026-09-29 124904.png

Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse janë bërë prindër të një vajze. Çifti e ndau lajmin më 28 shtator përmes një postimi të përbashkët në Instagram, duke zgjedhur një fotografi familjare dhe pak humor për prezantimin e të voglës. 

Në imazh, të dy shfaqen me shpinë nga kamera, duke ndjekur një ndeshje bejsbolli në televizor, ndërsa Dylan mban vajzën në krahë. Detaji që i bashkon të tre janë fanellat e Los Angeles Dodgers: edhe e porsalindura ka versionin e saj në miniaturë.  

“Këtë vit e morëm Ditën e Punës fjalë për fjalë”, shkruan ata. Batuta luan me dy kuptimet e fjalës angleze “labor”, që lidhet si me punën, ashtu edhe me lindjen. Postimi lë të kuptohet se vajza ka ardhur në jetë rreth 7 shtatorit, kur këtë vit u festua Labor Day në SHBA, afërsisht tri javë përpara njoftimit. Emrin e saj çifti nuk e ka bërë ende publik. 

Barbara dhe Dylan, të martuar që prej korrikut 2023, e zbuluan shtatzëninë në maj, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Modelja u shfaq në tapetin e kuq me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë lajmin për pritjen e fëmijës së parë. 

Në korrik, gjatë episodit të parë të podcastit “Wildmen”, ata treguan se prisnin një vajzë. Dylan zbuloi se e thërrisnin me përkëdheli “principessa”, që në italisht do të thotë princeshë, dhe foli për entuziazmin që i sillte ideja e të qenit baba i një vajze.

Por entuziazmi shoqërohej edhe me pasigurinë e një përvoje të panjohur. Gjatë një interviste në podcastin “Not Skinny But Not Fat” në gusht, aktori shpjegoi se në familjen e tij kishin lindur kryesisht djem.

“Kemi një familje shumë të vogël, por kjo është vajza e parë në familjen Sprouse prej shumë kohësh, gjë që më tremb pak sepse vij nga një familje vetëm me djem. Për sa i përket rritjes së një vajze, ky është një territor krejtësisht i panjohur për mua”, tha ai. 

Barbara ndërkohë ka publikuar edhe një fotografi të Dylan me të bijën në krahë, shoqëruar me mbishkrimin: “Që tani, vajza e babit”. 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon