Baby bangs, aksesori më cool i kësaj vjeshte

Pas disa sezonesh ku mbizotëruan balluket “perde”, apo ato të gjata që kornizojnë bukur fytyrën, tashmë në qendër të vëmendjes janë rikthyer ato balluke që I përngjasojnë bebve.
Këto balluke, të cilat përfundojnë disa centimetra mbi vetullat, janë rikthyer sërish në modë, duke i dhënë një dimension të ri prerjeve klasike të flokëve.
Me një karakter të fortë, e një estetikë që nuk mund të kalojë pa u vënë re, ‘baby bangs’ janë një nga ato ndryshimet e vogla në gjatësi, por që mund të japë efektin me të madh në paraqitjen tonë të jashtme. Ato transformojnë tërësisht pamjen, pa pasur nevoje të ndryshojmë gjatësinë e flokëve. Është pikërisht ajo distanca nga vetullat që lë një pjesë të madhe të ballit zbuluar, duke bërë kështu që tiparet e fytyrës të marrin vëmendjen e merituar.
Balluket e shkurtra nuk vijnë në një stilt ë vetëm. Ato mund të priten në një vijë të drejtë e të strukturuar, të jenë më të ralla e më të lehta, apo e me të çrregullta, për t’i dhënë një pamje sa më natyrale. Zgjedhja e versionit të duhur varet nga tekstura e flokëve, forma e fytyrës dhe efekti që dëshirojmë të arrijmë.
Shpesh ‘baby bangs’ ngatërrohen me ‘micro bangs’, të cilat janë Akoma e më të shkurtra dhe më të guximshme, që anon nga stili punk. Balluket e bebes, nga ana tjetër, mund të jenë po aq elegante, retro, romantike, sa dhe moderne e minimaliste.
Balluket shumë të shkurtra kanë një histori të veçantë në modë dhe botën e bukurisë. Audrey Hepburn është një prej ikonave që kontribuoi në popullarizimin e tyre. Prerja e saj karakteristike në filmin Roman Holiday mbetet sot një prej referencave më të njohura ë këtij stili.



