Ariana Grande zyrtarizon në Instagram rikthimin me Ricky Álvarez

Nga Class 14 August 2026

13259587_1169133703138732_1703645786_n.png

Prej javësh qarkullonin zëra për një rikthim të dashurisë mes Ariana Grande dhe Ricky Álvarez. Tani ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar.

Këngëtarja sapo ka publikuar në Instagram një carousel fotografish dhe, mes tyre, spikat një imazh ku shfaqet e përqafuar me balerinin dhe fotografin me të cilin kishte qenë në një lidhje rreth dhjetë vite më parë.

Në fotografi Ariana ka prerë si fytyrën e saj, ashtu edhe atë të Álvarez, por e ka bërë tag atë. Në një tjetër imazh të turbullt dhe të publikuar përmbys, të dy shfaqen sërish bashkë.

Fotot janë mjaft enigmatike, por në këtë pikë duket se ka pak vend për dyshime: Ariana, pa bujë të madhe, ka bërë të ditur se rikthimi mes tyre është real.

Historia e Ariana-s dhe Ricky-t nisi në prapaskenat e “Honeymoon Tour” në vitin 2015 dhe përfundoi vetëm një vit më vonë.

Megjithatë, të dy arritën shumë shpejt ta shndërronin historinë e dashurisë në një miqësi të thellë.

 

Ndërkohë, jeta sentimentale e Grande-s vazhdoi. Vetëm qershorin e kaluar u bë e ditur se këngëtarja kishte përfunduar marrëdhënien trevjeçare me aktorin Ethan Slater, e cila kishte nisur pak pas divorcit të saj nga Dalton Gomez, me të cilin qëndroi e martuar për dy vite.

Kthesa mes Ariana-s dhe Ricky-t erdhi këtë vit, gjatë ndalesave të turneut “Eternal Sunshine”.

Ata u panë fillimisht së bashku në Austin, me rastin e ditëlindjes së popstar-it, dhe më pas në Florida për 4 korrikun, duke ndezur menjëherë thashethemet.

Në mesin e korrikut, People dhe TMZ raportuan se rikthimi ishte i vërtetë dhe se çifti kishte vendosur t’i jepte vetes një mundësi të dytë, por pa nxituar.

“Po i marrin gjërat shumë ngadalë. Ariana e ka konsideruar gjithmonë Ricky-n një mik. Nuk ka mbajtur mëri pas ndarjes së tyre. Ricky është një person i besueshëm dhe i qëndrueshëm dhe është një mbështetje e madhe për të”, kishte treguar një burim.

“Ariana ndihet e lirë të jetë vetvetja kur është me të. Nuk kanë nxitim për të hyrë menjëherë në një angazhim serioz, por ajo është e lumtur që e ka sërish në jetën e saj.”

Një tjetër burim kishte shtuar:

“Ricky ka një energji shumë pozitive dhe e bën të qeshë. Ariana adhuron të kalojë kohë me të.”

Tani, falë postimit të fundit të popstar-it, rikthimi ka marrë edhe “vulën” e rrjeteve sociale.

Dhe Grande, e cila pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine” ka zgjedhur të largohet për një periudhë nga vëmendja publike “Duhet të ndjek atë që i bën mirë shpirtit tim”, kishte thënë ajo do të ketë mundësinë ta shijojë në qetësi këtë kapitull të rikthyer me Álvarez.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon