Ariana Grande tërhiqet nga jeta publike pas polemikave për peshën

Nga Class 3 August 2026

jul-31-2026-136136158.png

Ariana Grande ka hequr dorë nga debutimi i saj i shumëpritur në West End, ndërsa përgatitet të largohet përkohësisht nga vëmendja publike pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine”.

Përfaqësuesi i këngëtares konfirmoi se ajo do të marrë një pushim nga angazhimet dhe daljet publike, për shkak të vëmendjes dhe analizimit të vazhdueshëm që ka shoqëruar çdo paraqitje të saj.

“Ariana dëshiron ta përfundojë turneun në mënyrën më të mirë, e shëndetshme dhe e lumtur, dhe më pas të marrë një pushim të merituar nga puna dhe paraqitjet publike”, deklaroi përfaqësuesi i saj.

Si pjesë e këtij vendimi, artistja është tërhequr edhe nga shfaqja muzikore “Sunday in the Park with George”, ku pritej të interpretonte përkrah kolegut të saj në “Wicked”, Jonathan Bailey, verën e ardhshme në Barbican Centre të Londrës.

Largimi i saj vjen në një periudhë kur pamja fizike e këngëtares është bërë sërish objekt komentesh të shumta në rrjetet sociale. Reagimet u shtuan pas publikimit të videoklipit të saj të ri “Petal”, por një burim pranë Grandes hodhi poshtë spekulimet rreth gjendjes së saj shëndetësore.

Sipas burimit, koncertet e këngëtares kërkojnë përgatitje të madhe fizike dhe ajo po i realizon ato në mënyrë të shëndetshme dhe profesionale, natë pas nate.

Grande u ka kërkuar edhe më parë fansave dhe publikut që të mos komentojnë trupin e saj apo të hamendësojnë mbi shëndetin e saj. Ajo ka theksuar se komentet mbi peshën dhe pamjen e njerëzve mund të jenë të dëmshme, pavarësisht nëse bëhen si kritikë apo si kompliment.

Turneu “Eternal Sunshine” pritet të përfundojë në muajin shtator, pas së cilës Ariana Grande do të nisë zyrtarisht pauzën e saj nga angazhimet publike.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon