Ariana Grande dhe Ricky Alvarez, debutimi në tapetin e kuq pas rikthimit të romancës

Nga Class• 12 November 2026

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez, debutimi në tapetin e kuq pas rikthimit

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez kanë bërë daljen e tyre të parë si çift në tapetin e kuq pas rikthimit bashkë.

Këngëtarja dhe balerini u fotografuan të mërkurën në mbrëmje në premierën e filmit Focker-in-Law, në Nju-Jork. Alvarez e përqafoi aktoren e Wicked teksa pozonin për fotografët, ndërsa çifti nuk i kurseu gjestet e afërsisë.

Grande, 33 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan të gjatë e voluminoz, me kuadrate tartan në nuanca të bardhe të thyer dhe gri. Flokët, të cilët së fundmi i ka prerë më shkurt, i kishte kapur në bishtin e lëmuar që është kthyer në një nga elementet dalluese të pamjes së saj. Vathët e thjeshtë dhe grimi në nuanca të lehta rozë plotësonin veshjen.

Alvarez kishte zgjedhur xhinse me fundet e përthyera, një xhaketë të zezë, këpucë kafe dhe një rrip klasik.

Në disa fotografi, të dy shiheshin përballë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer shikime të dashura. Në të tjera mbanin duart, ndërsa në një moment Grande vendosi dorën lehtë mbi kraharorin e partnerit.

Ariana Grande dhe Ricky Alvarez, debutimi në tapetin e kuq pas rikthimit

Kjo dalje në premierën e komedisë së saj të re vjen pas njoftimit të përfaqësuesit të këngëtares, në gusht, se ajo do të tërhiqej për një periudhë nga angazhimet publike pas përfundimit të turneut Eternal Sunshine, më 1 shtator, për t’i kushtuar më shumë kohë jetës personale.

“Do të kalojë shumë kohë me familjen, miqtë dhe Ricky-n”, i tha në atë periudhë një burim Page Six.

“Mes turneut, provave dhe angazhimeve të tjera profesionale, ajo dhe Ricky nuk kanë mundur të kalojnë aq kohë bashkë sa do të kishte dashur gjatë muajve të fundit. Prandaj mezi pret të ketë më shumë kohë me të, pa ndërprerje nga angazhimet.”

Grande u tërhoq gjithashtu nga produksioni i planifikuar në West End i shfaqjes Sunday in the Park with George, ku do të luante përkrah Jonathan Bailey. Premiera ishte parashikuar për në pranverë.

Në shtator, një burim i tha Page Six se këngëtarja ishte “në një periudhë të mrekullueshme” dhe “vërtet e lumtur”. Ajo dhe Alvarez e kishin rinisur romancën gjatë këtij viti, pas lidhjes së shkurtër që kishin pasur në vitin 2015.

Pasi e bënë publike marrëdhënien në Instagram gjatë verës, të dy janë parë me tatuazhe të njëjta me fjalën “love”, si edhe duke shkëmbyer puthje pasionante.

Në shtator, Grande ndryshoi edhe një varg të këngës së saj thank u, next, duke lënë të kuptohej se shpresonte që kjo lidhje të zgjaste:

“Kam shkruar këngë për Ricky-n / Po mundohem që ai të jetë i fundit.”

Rikthimi me Alvarez erdhi pas ndarjes nga Ethan Slater, kolegu i saj në Wicked, me të cilin kishte qenë në një lidhje për tre vjet.

“Ariana dhe Ethan u ndanë disa muaj më parë, por që prej atëherë kanë mbetur miq dhe vazhdojnë të kenë respekt e admirim për njëri-tjetrin”, i tha një burim Page Six në qershor.

“Nuk ishte një vendim që e morën lehtë, por kuptuan se do të ishin më mirë si miq sesa në një lidhje.”

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon