Aleksandër Gjoka rikthehet pas në rini

Kujtimet e rinisë kanë gjithmonë një vend të veçantë, sidomos kur lidhen me njerëzit dhe vendet ku kemi kaluar vitet më të bukura të jetës.
Këtë herë, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga vite më parë, duke rikthyer vëmendjen te vitet e rinisë së tij.
Përmes një postimi në Instagram, Gjoka ka publikuar një foto të realizuar rreth viteve 1992-1993, në lagjen e Shallvareve në Tiranë, aty ku është rritur dhe ka kaluar një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë dhe rinisë.
Fotografia duket se ka zgjuar tek artisti nostalgjinë për shoqërinë e dikurshme. Krahas saj, ai ka kujtuar edhe miqtë me të cilët ka ndarë ato vite, duke i përmendur me emra: Albert Skendaj, Alfred Shehu, Leonard Leskaj, Ad Mita, Anton Perolli, Dritan Gonxhe dhe David Sykaltri, të cilin e kujton edhe me nofkën që përdorej asokohe.
“Lagjja ku jemi rritur që në vegjëli (Shallvare)”, shkruan këngëtari krahas fotografisë.



