Akrobatja Fiona Rushiti hyn në Guinness

Nga Class• 28 October 2026

Akrobatja Fiona Rushiti hyn në Guinness

Fiona Rushiti ka vendosur një rekord të ri botëror, duke realizuar 72 rrotullime të plota 360 gradë brenda 30 sekondave, e varur nga dhëmbët. Arritja e shqiptares është konfirmuar nga Guinness World Records dhe figuron tashmë në regjistrin zyrtar të rekordeve. 

Rekordi u realizua më 11 qershor 2026, në Tiranë, ku Fiona arriti rezultatin më të lartë të regjistruar në këtë kategori. 

Përpara saj, rekordi mbahej nga një mashkull, i cili në vitin 2025 kishte kryer 65 rrotullime në të njëjtën kohë. Me rezultatin e saj, Fiona e tejkaloi atë me shtatë rrotullime, duke marrë titullin botëror. 

Akrobatja Fiona Rushiti hyn në Guinness

Pas këtyre 30 sekondave qëndron një proces stërvitjeje dhe përmirësimi të vazhdueshëm. Sipas përshkrimit të publikuar nga Guinness, Fiona kishte arritur fillimisht 58 rrotullime. Duke punuar me teknikën dhe duke vazhduar përgatitjet, ajo e çoi rezultatin në 72: jo vetëm mbi rekordin e mëparshëm botëror, por edhe 14 rrotullime më shumë se në përpjekjen e saj të parë. 

Akrobatja Fiona Rushiti hyn në Guinness

Guinness shpjegon se Fiona e ndërmori këtë sfidë për të provuar aftësitë fizike dhe qëndrueshmërinë e saj. Ajo që nisi si një provë personale përfundoi me një rekord botëror, të realizuar në kryeqytetin shqiptar. 

Akrobatja Fiona Rushiti hyn në Guinness

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon