Adrola Dushi “hap arkivat”, publikon foton e veçantë krah Capital T

Modelja e njohur Adrola Dushi ka udhëtuar pesë vite pas në kohë, duke ndarë me ndjekësit një fotografi të vjetër ku shfaqet në shoqërinë e reperit Capital T.
Bëhet fjalë për një kujtim të vitit 2021, të cilin Adrola e ka publikuar në Instagram, duke iu bashkuar trendit që po qarkullon në rrjetet sociale, ku përdoruesit ndajnë foto nga pesë vite më parë.
Në fotografinë e zgjedhur, dyshja shfaqet pranë njëri-tjetrit, duke pozuar përmes pasqyrës në tavanin e një ashensori. Capital T mban telefonin në dorë, ndërsa të dy duken të buzëqeshur dhe në një moment spontan.

Modelja nuk ka shoqëruar imazhin me ndonjë koment apo dedikim të veçantë, duke zgjedhur ta ndajë këtë kujtim pa dhënë detaje të tjera rreth momentit.



