Adrola Dushi dedikim për Capital T pas vendimit për t’u tërhequr nga skena

Nga Class• 12 October 2026

Adrola Dushi dedikim për Capital T pas vendimit për t’u

Adrola Dushi i ka bërë një dedikim publik partnerit të saj, Capital T, pas vendimit të reperit për të ndërprerë përkohësisht aktivitetin koncertor.

Modelja ka ripostuar në Instagram deklaratën e artistit, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por mjaft të qartë për mbështetjen dhe krenarinë që ndien për të.

“Ky është mashkulli im. Jam shumë krenare!”, ka shkruar Adrola.

Pak më herët, Capital T kishte njoftuar ndjekësit se kishte vendosur të bënte një pauzë nga koncertet gjatë këtij viti, duke shpjeguar se shkëputja është diçka që e ndien të nevojshme si në planin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Artisti bëri të ditur se do të ketë vetëm një përjashtim: “Wine & Stories of Berat”, që do të mbetet koncerti i tij i vetëm për këtë vit.

Në mesazhin e tij, reperi u ndal edhe te rrugëtimi rreth 20-vjeçar në muzikë dhe te nevoja për të reflektuar pas një periudhe të gjatë intensive në skenë.

Capital T foli gjithashtu për realitetin shoqëror dhe për faktin se muzika e festa, sado të rëndësishme të jenë për publikun, nuk mund të qëndrojnë plotësisht të shkëputura nga ajo që ndodh përreth.

Vendimi i tij mori menjëherë mbështetjen e Adrola Dushit, e cila zgjodhi ta shprehte publikisht në një moment kur çifti po tregohet gjithnjë e më i hapur për marrëdhënien.

Edhe pse për një kohë të gjatë kanë preferuar ta mbajnë historinë e tyre larg ekspozimit të tepërt, dedikimi “Ky është mashkulli im” ishte një nga deklaratat më të drejtpërdrejta të Adrolës për Capital T, duke treguar se në këtë fazë të karrierës së tij ajo po i qëndron pranë pa rezerva.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon