5.3 milionë euro pasuri! Hayden Panettiere ia lë gjithçka vajzës 11-vjeçare

Nga Class• 25 November 2026

5.3 milionë euro pasuri! Hayden Panettiere ia lë gjithçka

Aktorja amerikane Hayden Panettiere ka lënë pas një pasuri që kap vlerën e rreth 5.3 milionë eurove, e cila, sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga mediat amerikane, pritet t’i kalojë vajzës së saj 11-vjeçare, Kaya.

Pasuria e aktores vlerësohet në mbi 6.2 milionë dollarë, ku përfshihen llogaritë dhe asetet personale, si dhe prona të paluajtshme. Meqenëse Panettiere nuk kishte lënë testament, vajza e saj konsiderohet trashëgimtarja e vetme.

Babai i Kayas, boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, i është drejtuar gjykatës për emërimin e një administratoreje financiare, e cila do të kujdeset për menaxhimin dhe mbrojtjen e pasurisë deri në momentin që vajza të arrijë moshën madhore. Ai ka kërkuar gjithashtu masa shtesë sigurie, pas shqetësimeve për zhdukjen e disa sendeve personale të aktores, përfshirë bizhuteri.

Panettiere, e njohur për rolet në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në sagën filmike “Scream”, ndërroi jetë më 16 gusht, në moshën 36-vjeçare.

Sipas rezultateve të hetimeve, vdekja e saj u shkaktua nga efektet toksike të fentanilit dhe medikamenteve të tjera dhe u klasifikua si aksidentale. Hetimi policor për rastin u mbyll në muajin tetor.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon