Kur teknologjia takohet me pasionin për gatimin: Risia më e re nga Miele

Nga Class 21 July 2026

Kur teknologjia takohet me pasionin për gatimin: Risia më e re nga

Kuzhina moderne nuk është më thjesht vendi ku përgatitet ushqimi. Ajo është bërë zemra e shtëpisë, një hapësirë ku teknologjia, dizajni dhe momentet me familjen bashkohen në një eksperiencë të vetme. Pikërisht këtë filozofi sjell Miele me serinë e re të pianurave KM 8000 dhe enët inteligjente M-Sense, të cilat tashmë prezantohen edhe në Shqipëri nga Electromagic, distributori zyrtar i Miele.

Risia qëndron te mënyra se si pianura dhe ena e gatimit komunikojnë me njëra-tjetrën. Sensorët e integruar në enët M-Sense matin vazhdimisht temperaturën, ndërsa pianura rregullon automatikisht fuqinë sipas nevojës. Rezultati është një gatim më i kontrolluar, më intuitiv dhe më pak stresues.

Premtimi i Miele është i thjeshtë: "Asgjë nuk digjet. Asgjë nuk derdhet." Një teknologji që nuk zëvendëson kreativitetin e përdoruesit, por e mbështet atë në çdo hap të procesit.

Seria KM 8000 ofron gjithashtu liri të plotë në gatim. Sipërfaqja me induksion njeh automatikisht pozicionin e enëve dhe ruan cilësimet edhe kur ato lëvizen, duke e bërë përdorimin më fleksibël dhe më natyral. Ndërkohë, dizajni minimalist me sipërfaqe premium Matt Finish dhe DiamondFinish e integron në mënyrë perfekte në kuzhinat moderne.

Përmes aplikacionit Miele App dhe funksioneve inteligjente si CookAssist, Miele krijon një ekosistem të lidhur, ku teknologjia punon për ta bërë gatimin më të këndshëm dhe më të sigurt.

Përmes këtij lancimi, Electromagic sjell në tregun shqiptar një nga risitë më të rëndësishme të Miele për vitin 2026, duke u ofruar klientëve mundësinë të përjetojnë një mënyrë të re gatimi, ku teknologjia punon në sfond, ndërsa përdoruesi mbetet gjithmonë në qendër të eksperiencës.

Kur teknologjia takohet me pasionin për gatimin: Risia më e re nga

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon