Pse “French bob” është prerja që po preferohet kaq shumë këtë verë?

Nga Class 1 July 2026

Pse “French bob” është prerja që po preferohet kaq

“French bob” po shndërrohet në një nga modelet më të kërkuara në sallonet e bukurisë këtë verë. Ndoshta temperaturat e larta po i shtyjnë njerëzit të zgjedhin një prerje më të freskët, ose ndoshta fakti që kjo stil prerjeje arrin të duket njëkohësisht elegante, natyrale dhe moderne.

Cilado qoftë arsyeja, ajo është bërë një nga kërkesat më të shpeshta te parukierët. Zakonisht flokët priten në një gjatësi që varion mes mollëzave dhe nofullës dhe rezultati është një pamje me një efekt lehtësisht të çrregullt dhe që duket shumë bukur.

Mjafton të shohësh edhe të famshmet: Emma Stone, Bruna Marquezine dhe Ayo Edebiri kanë lënë pas flokët e gjatë për t'i prer 'french bob'.

Nuk është e vështirë të kuptohet pse. “French bob” është një prerje shumë e gjithanshme dhe i shkon pothuajse çdo forme fytyre. 

Një nga arsyet pse kjo prerje pëlqehet kaq shumë është se gjatësia e saj nxjerr më shumë në pah kaçurrelat ose valët natyrale të flokëve. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon