Selvije Jao përlot me dedikimin para Ramazanit: “Tavolina jonë bosh pa Shpatin”

Nga Class• 18 February 2026

Selvije Jao përlot me dedikimin para Ramazanit: “Tavolina jonë

Ditën e nesërme nis muaji i shenjtë i Ramazanit, një periudhë që për shumë familje sjell qetësi, reflektim dhe afrim me Zotin, por për ata që kanë humbur një njeri të dashur, edhe një dhimbje që ndihet më fort. Pikërisht në këtë prag, Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një dedikim prekës që ka emocionuar ndjekësit.

Në Instagram, Selvija publikoi dy fotografi bardh e zi, ku shfaqet e përqafuar me Shpatin. Zgjedhja e imazheve, e thjeshtë dhe e heshtur, e bën mesazhin edhe më të rëndë: një kujtim që nuk kërkon shumë fjalë për t’u kuptuar. Por ajo, megjithatë, e tha me një fjali që godet direkt.

“Ramazani po vjen… një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin,” shkroi ajo mbi imazh. “Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë”.

Selvije Jao përlot me dedikimin para Ramazanit: “Tavolina jonë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon