Beatrix Ramosaj ndan rrëfimin prekës mbi betejën e nënës me tumorin

Nga Class• 4 February 2026

Beatrix Ramosaj ndan rrëfimin prekës mbi betejën e

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një nga momentet më të vështira familjare siç është beteja e nënës së saj me tumorin. Përmes një InstaStory, artistja ka zgjedhur të flasë hapur për këtë periudhë, duke e përshkruar si një betejë që po përballet me forcë dhe shpresë.

Beatrix shpreh lidhjen e fortë me të ëmën dhe dhimbjen që sjell distanca fizike në një kohë të tillë, por edhe vendosmërinë për të qenë pranë saj emocionalisht. “Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë”, shkruan ajo.

Beatrix Ramosaj ndan rrëfimin prekës mbi betejën e

Artistja bën të ditur gjithashtu se një fazë e rëndësishme e trajtimit është përmbyllur me sukses, duke e shoqëruar këtë lajm me fjalë krenarie për qëndrueshmërinë e nënës së saj. “Një tjetër hap i madh u përfundua sot. Jam kaq krenare për forcën tënde, mama. Çdo ditë një hap më afër”, shprehet ajo.

Beatrix falënderon publikun për mbështetjen dhe empatinë e treguar, duke e vlerësuar çdo fjalë të mirë, çdo lutje dhe çdo mesazh si një formë drite në një periudhë të ngarkuar emocionalisht.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon