
Në një bisedë të qetë dhe të menduar në “Grida Duma Podcast” në Top Channel, Bora Zemani u ndal te disa copëza të jetës dhe karrierës së saj, por një temë mori vëmendje të edikuar: falja.
Bora e përshkruan faljen si një proces, jo si impuls. Ajo thotë se e kërkon arsyen për të falur, duke u përpjekur të kuptojë çfarë fshihet pas një sjelljeje që të ka lënduar: pse ndodhi, çfarë e ushqeu, çfarë mbetet e vërtetë pas zhurmës. Në thelb, falja për të nuk është amnezi emocionale, por një vendim i marrë “me sy hapur”.
Ajo që e bën interesant këndvështrimin e Borës është se falja, në përkufizimin e saj, nuk e shfuqizon dinjitetin.
Kur pyetet nëse ia vlen t’i japësh një mundësi të dytë të njëjtit person (duke folur në përgjithësi), Bora e vendos përgjigjen në një “peshore” të thjeshtë, por shumë njerëzore: e mira dhe e keqja në një marrëdhënie nuk fshihen me gomë, por as nuk gjykohen me një episod të vetëm.
"Unë fal të them të drejtën. Mua më pëlqen të fal. Domethënë unë e kërkoj arsyen për të falur. Mundohem të kuptoj te një person, te një situatë, mundohem të kuptoj pse më ka bërë të ndihem keq fillimisht. Çfarë ka pasur pas kësaj? Dhe pastaj të marr vendimin të fal ose jo.
Natyrisht, nuk fal me naivitet, nuk fal se po gënjehem, fal me koshiencë të plotë. E di ku është gabuar, por unë do e fal, do e tejkaloj këtë gjënë dhe nuk e bëj duke zgjeruar kufijtë me të. Jo, kufijtë ngelen të njëjtë. Po të fal për këtë, por kufijtë e mi këtu janë prapë dhe nuk e harroj atë gjënë.
Disa herë unë nuk di të them, po një herë patjetër mund të falësh. Nëse është i njëjti gabim që bëhet gjithë kohës, sigurisht që nuk mund të ketë falje gjatë gjithë kohës. Po, në varësi të personit që ke përballë. Unë gjithmonë e them, unë marrëdhëniet i shoh edhe pak kështu si në peshore. Nëse përballë kam dikë që më ka bërë tre, katër, pesë të mira dhe pastaj bëri diçka gabim, unë nuk e hedh poshtë. Mundohem, më anon peshorja prapë nga gjërat e mira, sigurisht e lëviz pak kjo e keqja, por prapë rëndon e mira në këtë marrëdhënie. Nuk dua t’i shkatërroj marrëdhëniet."
