Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke shpërndarë një deklaratë në rrjetet sociale ku shpreh qëndrimin e saj dhe mbështetjen për banorin.

Reagimi vjen pas deklaratës së nënës së Brikenës, e cila u shpreh me fjalë pozitive si për vajzën e saj, ashtu edhe për Mateon. Në mesazhin e publikuar, familjarët e Mateos theksojnë se që nga fillimi kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e tij, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur, sipas tyre, situata u sqarua plotësisht nga të dyja palët.

Në deklaratë, ata shprehin vlerësim edhe për familjen e Brikenës, duke nënvizuar korrektësinë dhe mirëkuptimin e treguar. Për vetë Brikenën përdorin vlerësime pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të edukuar, të ndjeshme dhe me vlera, e cila ka ruajtur qetësinë në një situatë të vështirë për t’u përballuar publikisht. Po ashtu, i urojnë asaj qetësi shpirtërore dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit në shtëpi.

Në fund, familja shprehet krenare për Mateon dhe thekson se do të vijojë ta mbështesë pa kushte në çdo vendim që ai merr, duke i qëndruar pranë që të ndihet i qetë dhe i plotësuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mateo Borri / Personal Trainer (@mateo.borri)